Rrënimi i Perandorisë Osmane në Ballkan solli një situatë të re për popullin shqiptar: mundësinë për të evidentuar kombin dhe për të krijuar shtetin shqiptar. Menjëherë pas kësaj shembjeje, qëllimi kryesor i intelektualëve shqiptarë, por edhe i atyre serbë, ishte që të ndikonin tek bashkëkombasit e tyre për të ndërtuar shtetin e tyre nacional. Ashtu si shqiptarët, edhe serbët filluan punën e tyre sistematike për të krijuar një atmosferë për aktivitete intelektuale, ku mund të ushqeheshin ndjenjat nacionale.

Nga Gëzim Mekuli

Një shembull i shquar i Rilindjes shqiptare ishte edhe vepra e Sami Frashërit, Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do tëbëhetë?, botuar më 1899. Ndërsa ndër intelektualët më të rëndësishëm të rrethit të Beogradit ishte Dr. Vaso Çubriloviç, i cili kaloi kohën e tij duke nxjerrë një numër të shumtë artikujsh elibrash. I rëndësisë së veçantë në këtë shkrim është memorandumi “Shpërngulja eshqiptarëve”, që doli në vitin 1938, pra , 39 vite pas botimit të veprës së lartpërmendur të Sami Frashërit. Është interesante të shohim se cili është botëkuptimi i Frashërit dhe Çubriloviçit rreth përbërjes së shtetit shqiptar dhe atij serb pas rënimit të Perandorisë Osmane. Mbi të gjitha, ku dallojnë mes tyre botëkuptimet e Frashërit dhe të Çubriloviçit, gjatë përpjekjes së tyre përpërbërjen e shtetit?

Frashëri dhe Çubriloviçi u janë përgjigjur situatave politike në mënyra të ndryshme. Në themel të analizës qëndron edhe një problem tjetër, ai i motiveve që shtyjnë secilin në synimin e formimit të shtetit?

Pyetja është e lehtë, por përgjigja në këtë pyetje është disi komplekse.

Pa dyshim, gjuha shqipe dhe kombi luajnë një rol të rëndësishëm në veprën e Frashërit. Togfjalëshi “gjuha shqipe” është shpesh e rrethuar nga fjalët “Shqipëria” dhe “Tyrqia”. Teksti i mveshë “Tyrqisë” vetitë që nënkuptojnë vdekjen dhe errësirën. Frashëri thotë: “Tyrqia rojti shumë n’Evropë; pas kuvëndit të Berlinit dhjetë vjet besohesh të ronte; shkuan njëzet, dome-thënë rojti shumë”. Kombi shqiptar nuk duhet t’i përshtatet “Tyrqisë”, “Greqisë” e as“Serbisë”.

Se idetë e Frashërit janë liberale, këtë e vërtetojnë edhe këto fjali: “N’ata vende të Shqipërisë, që fliten edhe të tjera gjuhë përveq shqipes, si bullgarisht, greqisht, vllahisht, ataqë flasin këto gjuhë do të mësojnë në shkollat e para gjuhët e tyre edhe shqipen bashkë:bshkollat e dyta e të larëta do të jenë shqip, po në dashçin, mund të bëjnë edhe shkolla tëbmëdha në gjuhët të tyre për vehte”. Pikëpamja e tij mbi botën është humane e tolerante. Publiku ndikohet nga porosia e autorit. Kombi shqiptar ka vullnet të madh për të bashkëjetuar me kultura të ndryshme, me kombe, me fe, e me gjuhët e tjera jo-shqipe. Teksti (fjala dhe gjuha) nuk thërret për dëbime të popujve, nuk propagandon për kolonizime etnike, hakmarrje ndëretnike, deportime e as për urrejtje ndaj pakicave tjera kombëtare që jetonin në vilajetet shqiptare.

Lexo po ashtu:  Kosova merr lëvdata nga Departamenti Amerikan i shtetit

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Gjuha e tekstit të shkruar i mundëson publikut të kuptojë se gjendja politike kërkon nga shqiptarët që të garantojnë liritë etnike, gjuhët dhe kulturat e të tjerëve. Ai sikur vajton: “Përse pra ta lemë na këtë zakon të bukurë të kaqë mijë vjeç sot e të kërkojmë një njeri të huaj, që tëna hajë gjymësën e të dhënave të Shqipërisë edhe të na prish një gjithë vetiat’ e bukura të kombit ”. Theksi mbi togfjalëshin “gjuhë shqipe” është shumë i fortë. Përtej kësaj, fjala“gjuha shqipe” është e rrethuar nga emrat “greqët” dhe “shqehet”. Kjo e përshkruan më tej situatën e stërkeqësuar e të rrezikuar të gjuhës shqipe.

Autori mendon në emër të shqiptarëve. Planifikon në emër të shqiptarëve. Flet në emër të shqiptarëve. Shkrimi i tij ndërton një botëkuptim ku Turqia nuk mund të përfaqësojë më gjatë dëshirat politike të shqiptarëve, e as të kërkojë ndonjë gjë në emër të tyre.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ai e di se në ç’mënyrë shqiptarët duhet të mendojnë e të veprojnë politikisht, sepse ai e di varësinë e tyre ndaj Turqisë: “Le që Tyrqia ësht’ e vdekurëedhe s’munt të ronjë me të; po edhe sikur të ngjallesh kjo mbretëri e të ronte edhe ca kohë,Shqipëria prapë do të mos muntte të ronte, se gjallj’ e Tyrqisë është vdekj’ e Shqipërisë”. Teksti dëshiron të krijojë një publik, e një mendim publik, ku shqiptarët paraqiten si një popull i varfër i nënshtruar, por njëkohësisht që kemi edhe një udhërrëfyes që njeh shqiptarët dhe e di se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për ta, më mirë se “Turqia e sëmurë. ”Në këtë vepër, respektivisht në këtë kapitull, Frashëri, i guximshëm, larghedhës në mendime i përparuar për kohën, përpiqet të arrijë disa qëllime: së pari ai përpiqet të bindë “kompin shqiptar” se Shqipëria nuk është e humbur. “Në mes të Shqipëtarëvet të vërtetë s’ka nonjë ndarje, nonjë çarje, nonjë ndryshim! Janë të tërë vëllëzrë, të gjithë një trup, një mendje, njëqëllim, një besë!”.

Lexo po ashtu:  Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës: Lavdi jetës dhe veprës së Abdyl Kadollit!

Se çfarë e preokupon Çubriloviçin, dyzet e nëntë vite më vonë, pas botimit të traktatit të Sami Frashërit, mund te shohim më poshtë.

“Është fakt i njohur – shkruante Çubriloviç në Memorandumin e tij “Shpërngulja eShqiptarëve”, (1937) – se “masat myslimane janë përgjithësisht të influencuara nga feja […]bestytnitë dhe fanatizmi. Prandaj ne duhet fillimisht të kontrollojmë klerin dhe njerëzit me influencë përmes parave dhe kërcënimeve për të siguruar mbështetjen e tyre në dëbimin e shqiptarëve”.

Projekti i Çubriloviçit është një goditje e ashpër për shqiptarët, për të cilët aithotë se duhen asgjësuar dhe deportuar. Çubriloviçi e drejtoi kritikën e tij edhe kundër shtetit serb sepse, ky i fundit, që nga viti 1918 e këtej nuk ia pati arritur “të shkatërrojë mbeturinat e këtij trekëndëshi shqiptar”. Në projektin racist të intelektualit serb veçojmë shtatë fjalë: “kolonizim”, “shqiptarë”, “serb-Serbia”, “Turqia”, “toka”, “shteti” dhe “problem”. Çubriloviçi e filloi shkrimin e tij me fjalët: “problemin e shqiptarëve”. Fjala “problem” është përmendur 31 herë ku, afër saj gjejmë fjalën “kolonizim”, e përmendur plot 132 herë. Fjala “kolonizim” ndiqet nga fjala “shqiptar” dhe “shteti”. Ajo, që e shqetësonte Çubriloviçin, ishte se shqiptarët paraqisnin problem për kombin serb dhe se zgjidhja për këtë problem është kolonializimi. “T’u marrim tokën shqiptarëve” dhe “në qoftë se … shpërngulja graduale eshqiptarëve nëpërmjet kolonizimit tonë gradual është jo efektive, atëherë ne na është lënëvetëm një rrugë, ajo e shpërnguljes së tyre në masë. Në këtë rast, ne duhet të marrim nëkonsideratë dy shtete, Shqipërinë dhe Turqinë”. Ideja e një “shpërnguljeje në masë”, i ka disa pika të saja në të kaluarën naziste. .. Sikurse Gjermania naziste që duhet të lironte hapësirën e saj nga hebrenjtë., poashtu edhe Serbia, duhet të lironte “hapsirën e sajë” nga shqiptarët. Serbia është e rrezikuar nga të “ardhurit e Anadollit”, ashtu sikurse që ishte Gjermania nga hebrejtë…

Lexo po ashtu:  Vjedhja e kartave të kreditit dhe informacioneve personale – FBI paralajmëron një kërcënim të ri në internet

“Publikja shqiptare 3, Fraza politike”/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *