Tragjedia dhe vdekja e shpejtë e aktorit të ri, James Dean në moshën 24 vjeçare e shndrroi në aktorin e parë në historinë e kinemasë që nominohet për një çmim pas vdekjes. Në fillim do të nominohej për “Në lindje të Edenit” dhe më pas, pas vdekjes për filmin “Gjigandi” në 1957. Studioi dramë në universitetin e Kalifornisë në Los Angeles dhe u mor me teatër, kinema dhe televizion.

Shfaqja e tij e parë në televizion ishte për një reklamë për Pepsin në 3 dhjetor të 1950. Më vonë do ta ndiqnin seri dhe vepra në teatër. Kishte një gjatësi të kufizuar për parametrat e Hollywood-it, ishte 1.71m , por që nuk ia mbylli dyert e suksesit,  përkundrazi.

Me një karakter introvert, i ashpër, melankolik, moskokëçarës dhe i apasionuar në raporte të njëjta, James Dean kishte veti të mira interpretative dhe që i sollën sukses tek publiku më i ri në moshë. Në vitin 1955 do të mbërrinte një nga filmat e tij më të mëdhenj; “Rebel without a Cause” që do ta afirmonte atë përfundimisht si një nga idhujt kryesorë të rinisë amerikane. Tek “Gjigandi” do të interpretonte së bashku me Elizabeth Taylor dhe Rock Hudson e që do të ishte një tjetër vepër e madhe e tij. Dean adhuronte garat me makina natën dhe gjatë e pas çdo filmi ose pune ishte një hobi, të cilës i përkushtohej.

Lexo po ashtu:  Ramë Lahaj: A e dini, ohh të mjerë se ju urrejmë me gjithë qenien? (VIDEO)

Kurioz është fakti se pavarsisht këtyre garave të rrezikshme ,nuk është kjo mënyra se si i dha fund ai. Ndërsa organizohej një garë automobilistike në Salinas, në afërsi të San Francisco-s dhe që ndërkohë po provonte i shoqëruar nga mekaniku i tij i një Porsche Spyder 550, i pagëzuar me emrin “Little Bastard” nga Bill Hickman, një tjetër garues i këtyre rrugëve dhe mik i aktorit, një Ford me gjithë shpejtësinë, i drejtuar nga një student, hyri në rrugën e tyre.

Dean nuk mundi ta shmangte duke u përplasur në mënyrë dramatike me anën e majtë të makinës dhe humbi jetën pas thyerjes së qafës nga kjo goditje. Drejtuesi i ri i Fordit pësoi vetëm dëme në shpatull dhe theu hundën.  

Ishte 30 shtatori i vitit 1955 dhe James Dean i kishte mbushur të 24-ta vitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *