Nxitur nga letra e pedagoges Silvana Begaj ku ajo i thotë mirupafshim Shqipërisë për një sërë arsyesh që përmblidhen me fatkeqësisht të pavdekshmen “ky vend s’bëhet,” pyetëm ndjekësit tanë në Facebook dhe Instagram pse vendosën të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri në vend të emigrojnë diku gjetkë. Letrat që morëm ishin të jashtëzakonshme, por përzgjodhëm këto më poshtë për të demonstruar që e vetmja gjë që të shtyn drejt largimit, është dëshira për t’u larguar. Asgjë tjetër.

  1. “Unë personalisht e mendoj jetën time këtu në Shqipëri. Këtu dua të jetoj dhe punoj. Shqipëria jonë është kaq e bukur, me male e fusha, me dete, lumenj e liqene. Çdo gjë të bukur ia ka falur natyra. Unë kam studiuar Menaxhim Turizmi dhe aktualisht punoj në turizëm. Gjatë gjithë kohës kam të bëj me të huaj të cilët magjepsen pas vendit tonë, me njerëz që e karahasojnë me parajsën këtë vend, me njerëz që po t’u jepej mundësia të vinin dhe herë të tjera këtu, asnjëherë s’do thoshin jo. Ne e kemi këtë mundësi, ne jetojmë këtu. Pse mos të bëjmë të pamundurën për ta përmirësuar këtë vend? Pse duhet t’i vëmë shkelmin e ta braktisim? Për faj të disave që janë vënë në krye dhe na kanë bërë të humbasim shpresat? Ne duhet t’i vëmë shkelmin këtyre që sot janë në krye dhe jo këtij vendi të mrekullueshëm. Ne të gjithë duhet të mundohemi ta bëjmë këtë vend.”

2. “Unë për momentin kam menduar të punoj dhe të qëndroj në Shqipëri. Jam 28 vjeçe, e divorcuar dhe me një fëmijë. Para se të mbesja shtatzënë isha e mendimit që duhet të iki nga ky vend sepse do të isha dhe më e lirë. Një fëmijë është përgjegjësi e madhe. Pasi u divorcova, përsëri mendova të iki nga ky vend. Mirëpo m’u ofrua nga njerëzit e mi një vend punë dhe një rrogë e mirë. Deri këtu në rregull. Këtë verë m’u dha mundësia të bëja dokumentat me një anglez pasi kam dajat andej dhe ma propozuan ata si ide. E refuzova. E refuzova sepse unë vetëm dokumentat mund të bëja dhe ato kanë dy, tre vite procedura. Do isha e vetme në një shtet të huaj me një fëmijë. Puna që do më priste atje s’është punë zyre si këtu. Mbase do vuaja vitet e para e do rregullohesha më vonë, por shumë e vështirë me një fëmijë dy vjeç. Qëndrova për punën dhe s’e kam familjarët e mi që më ndihmojnë me dalin.”

3. “Jam ndër ato njerëz që sdua të largohem këtej. Kam investuar shumë për veten time që të punoj këtu, jo në vend tjetër, të bëj punën që kam pasion, të rri me njerëzit e mi që i njoh prej një jete. Shumica promovojnë sigurinë që është jashtë shtetit shqiptar, por edhe këtu në qoftë se zbaton parimet bazë të jetës, nuk të ndodh gjë. Nëse ti shikon të përmirësosh jetën tënde, veten tënde, nëse ti e sheh kafen për 10 minuta dhe jo për dy orë, nëse ti punon për të rritur mirëqënien, pse të mos bëhemi? Është shumë e thjeshtë të bëhesh pesimist e të duash të ikësh pasi është gjëja më e lehtë, por puna është pse të mos mundohesh të mos ikësh.E kush tha që gjërat e bukura e lumturia vikan shpejtë? Të paktën unë kam mësuar që duhet të mundohesh që të fitosh në jetë. Nuk ka fitore pa dhimbje. Do doja të merrja një shembull: Nëse bisedon me njerëz të ndryshëm se si është më mirë: të rrish me qira apo të paguash kredi për shtëpinë tënde, pothuajse 90% zgjedhin të paguash kredi për shtëpinë tënde. E pse? Sepse ti e di që në fund ajo shtëpi do jetë jotja. Pse të mos e trajtojmë edhe çështjen të rrish në Shqipëri apo jashtë në këtë këndvështrim? Qëndro këtu sepse ti po mundohesh.Por po punon, mundohesh për shtëpinë tënde. E në fund kockat e tua do të rrinë në shtëpinë tënde, nuk do të të digjen diku, ku as nami as nishani sdo të të ngelet.”

Lexo po ashtu:  Si e pengoi shteti shqiptar hapjen e bankës jugosllave në Shkodër në vitin 1923

4. “Na duhen njerëz të tillë, që punojnë e jetojnë këtu, që kanë investuar gjithë jetën këtu si puna ime. Isha jashtë e u ktheva para ca vitesh dhe e nisëm gjithçka nga zeroja. Me shumë sakrificë, tani kemi një biznes të ndershëm e të konsoliduar prej 10 vitesh. Megjithëse tundimi për të ikur është i madh, dëshiroj me gjithë zemër të rregullohet situata e të mund të rrisim fëmijët në Shqipëri.”

5. “Sapo kam përfunduar studimet dhe deri tani kam qenë duke kërkuar për një punë. Sapo kam filluar. Ndërkohë prindërit e mi ngulin këmbë që unë të iki jashtë shtetit sepse andej është më mirë dikush u ka mbushur mendjen se mund të më ndihmojë për bursë dhe ata nuk më inkurajojnë të gjej një punë fikse që të rregullohem dhe vetë, por ‘hë për hë se ti ke plane të tjera.’ Ai dikush që premton të gjejë bursa, gjen bursa për çdo lloj dege, vetëm për degën time jo. Jam aq e mbytur me këtë idenë që dikush po më thotë çfarë duhet të bëj në jetë ‘se ashtu është më mirë’ pa më pyetur se çfarë dua unë. Jam e mbytur me idenë që thjesht bëj një shkollë jashtë dhe po erdhe këtu, të hapen të gjitha dyert. Unë investova pesë vite, prindërit e mi investuan mbi 10 mijë euro për shkollimin tim dhekur vjen puna, kërkojnë që t’i zeroj të gjitha këto e të bëj diçka pa lidhje që nuk e dua. Dikush tjetër do të bënte gjithçka për një bursë në Amerikë, por unë nuk e dua. Dua të provoj vuajtjet e Shqipërisë, të punoj çdo ditë për të ndihmuar veten dhe njerëzit, të respektoj rregullat atje ku të tjerët nuk i respektojnë. Jam shmë e mbytur duke mësuar anglishten, pavarësisht se e kam pasur shumë qejf si gjuhë, vetëm nga ideja e detyrimit dhe e komandimit për të bërë diçka që u pyeta nëse doja apo jo. Po, unë jam ajo që s’dua të shkoj në Amerikë. Dua të rri këtu. edhe me dy rroga minimale ia del të jetosh. Nëse do më tepër, gjen dhe më tepër. Ky vend bëhet kur njerëzit e bëjnë.”

Lexo po ashtu:  Eliza Hoxha: Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe akademiku Frashër i cilëson gratë e Kosovës si bagëti

6. “Unë jam larguar për studime në Gjermani dhe bëj pesë vite këtej. Nuk ika se isha pesimiste për vendin tim. Jo, u largova sepse doja t’i jepja vetes arsimin e duhur dhe në Shqipëri, dega që studioj unë nuk ekziston fare. Por në mendjen time, kthimi në atdhe është gjithmonë i mundur. Madje, në letrën e motivimit kur aplikova këtej, pyetjes pse zgjodhe Gjermaninë iu përgjigja: Është eksperienca dhe vendi i duhur që mund ta ndjek si shembull për tëpërmirësuar vendin tim. Është e trishtueshme që këtej ka shumë shqiptarë që vetëm vrer nxjerrin për Shqipërinë. Sikur të ishte ferri mbi tokë. Unë kam mësuar diçka. Nëse nuk do veten, nuk do të të duan as të tjerët. Përpiqem shumë të promovoj vendin tim e çdo vit që vij, sjell disa turistë me vete. Duajeni Shqipëriën, për mua është parajsa mbi tokë.”

7. “Një arsye e madhe pse nuk iki është se kam punë që dua dhe jetoj mirë këtu me familjen. Një arsye tjetër jan prindërit e mi. Kemi motive sa të duash për qendruar, aq sa dhe për të ikur, thjesht varet nga mentaliteti dhe mendimet që ushqejmë brenda vetes.”

8. “Mua të ma falin Amerikën nuk iki. Kur mbarova shkollën, u ktheva në Athinë ku kisha familjen. Ndenja i sforcuar për një vit. Nuk më shijonte as dielli, as ajri. U ktheva në Tiranë. Pasiguri kam për sigurinë që duhet të krijojë shteti si në fushën e mjekësisë, siguria në rrugë, por për të ardhmen e fëmijëve, jo. Çfarë sigurie e çfarë perspektive patëm ne studentët e ’97-ës? Por gjithë brezi im është në pozicione drejtuese nëpër banka, këshilltarë nëpër ministrira etj. Asnjë nuk është për të qarë hallin. Thashë për të tjerët për të mos e ngushtuar te vetja shembullin. Punojmë, por dhe i kemi bërë hyzmet edukimit, arsimimit. Kush bën hile me shkollën, me punën, me familjen nuk ia sheh hajrin as jashtë. E di pse kthejnë sjellje kur ikin andej? Se atje s’ju jep kush borxh. Nuk kanë shtëpinë e babit dhe petullat e mamit. Po këtu kanë faj dhe prindërit dhe mentaliteti. Mbarove shkollën e lartë? Në shtëpi me qira që të shikosh çfarë është jeta. Paguaje vet Masterin.”

9. “Unë dhe bashkëshorti im jetojmë në Nisë, Francë. Jemi këtu prej tre vitesh. U larguam nga Shqipëria se atë e transferuan me punë këtu. Bashkëshorti im nuk është shqiptar, por vendi që i mungon më shumë është Shqipëria dhe jo vendi i tij. Sa për mua, unë nuk di ç’të them. Ë mungon aq shumë, sa në këto tre vite nuk i kam bërë kurrë dy muaj pa ardhur. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës dhe e them me bindje që nuk do zgjidhja kurrë të largohesha nga Shqipëria si po bëjnë të gjithë të rinjtë. Ne gjithmonë themi që në të ardhmenm kur puna e bashkëshortit tim të ketë mbaruar, të kthehemi të jetojmë në Tiranë. Shqiptarët nuk duan t’i krijojnë mundësi vetes. Nuk i bindenasnjë rregulli, ndërkohë që ndodh krejt e kundërta kur emigrojnë në Europë. Sjellja e çdokujt është në dorën e tij dhe jo të rregullave apo ligjeve. Nëse do t’u bindesh rregullave, e bën për vete, pra ne me bindje, në Shqipëri bëjmë më të keqen për veten.”

Lexo po ashtu:  I dashur Zelensky, mos shpreso tek ai që nuk i bojkotoj serbët për gjenocid ndaj shqiptarëve

10. “Unë studioj për mjekësi jashtë shtetit prej dy vitesh dhe çfarë më frymëzon dhe më jep forcë të punoj më shumë është mendimi që një ditë do të kthehem në vendin tim, në Shqipërinë time. Ndoshta kushtet e jetesës janë më të mira këtu, ndoshta mundësitë për karrierë janë më të mëdha këtu, por në fund të ditës ajo që të mungon më shumë është shtëpia jote, njerëzit e tu. Janë ata që i shijojnë bashkë me ty fitoret e sukseset jo thjesht përmes kamerës së telefonit. Asnjë gjuhë tjetër në botë nuk shijon si gjuha jote. Mund të kalosh shumë vite jashtë, mund të njohësh shumë miq, por asgjë nuk mund të kompensojë gjërat që humbet ndërvite kur je larg. Unë jam një ndër ata nxënës që u largua me një dëshirë shumë të madhe për të studiuar jashtë, ndoshta me mendimin se s’do të kthehesha më, por sot dëshira më e madhe që kam është që karrierën time ta ndërtoj aty.”

11. “Unë jam një vajzë që ka vendosur mos ta braktisë vendin e vet, ngrohtësine që të fal veç vendlindja dhe njerezit që njeh prej nje jete, që flasin gjuhën tënde, kulturën tënde dhe ku ndihesh në shtëpi. Unë kam mbaruar studimet e larta në një universitet jopublik në Tiranë. Duke u angazhuar me internshipe apo duke punuar dhe në punë jo në profesion sa për të mbajtur veten, sot në moshën 23-vjeçare punoj në profesionin tim.Kam një rrogë shumë të kënaqshme, e cila më lejon jo vetëm një jetë me gjërat e nevojshme, por dhe shumë lukse, duke kaluar kohë si në kafet e Tiranes, por dhe duke punuar për të ecur në profesion e duke mos reshtur së studiuari. Dhe me plot bindje mund të them se dhe rrethi im shoqëror me mundimin e vet janë të gjithë në profesionin e tyre dhe me rroga mbi mesataren. Mendoj se në Tiranë ka investitorë dhe kompani të huaja që mundësojne internshipe me vlerë, dhe mundësi të shumta pune. Mjafton pak pozitivitet.” Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *