Fusha elektromagnetike me frekuencë të lartë (RF-EMF) është një ndikues në shëndetin e njerëzve.

Studimet më të fundit tregojnë se sa më afër telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike të jemi aq më shumë trupi ynë përballet me rrezatim. Por hulumtimet për efektet e që rrezatimi ka në trupin tonë kanë qenë të pakta deri tani.

Një studim i HERMES (Health Effects Related to Mobile Phone Use in Adolescents) studiuesit kanë vëzhguar efektet që ekspozimi ndaj RF-EMF ka në performancën e kujtesës te gati 700 të rinj në moshën 12 dhe 17 vjeç.

Sipas studimit, zhvillimi i funksioneve të memories në tru është veçanërisht i rëndësishëm deri në moshën 15 vjeçare, sidomos kur kodon, rifiton dhe përpunon të dhëna dhe u konstatua se rrezatimi i telefonit celular mund të ketë efekte negative në performancën e kujtesës.

Kujtesa jonë figurore, e cila gjendet kryesisht në hemisferën e djathtë të trurit tonë, është përgjegjëse ndër të tjera për të na mundësuar të kujtojmë forma dhe shifra.

Lexo po ashtu:  Përse burrat i fshehin ndjenjat e tyre?

Adoleshentët që mbanin telefonin e tyre në veshin e djathtë ishin më të prekur. Studimi gjithashtu zbuloi se nëse luani në telefonin tuaj, shfletoni internetin, dërgoni mesazhe SMS ose WhatsApp, ekspozimi i rrezatimit në tru ulet ndjeshëm. Studimi gjithashtu zbuloi se sa më larg pajisja ishte nga truri, aq më pak rrezatimi e preku trurin dhe performancën e kujtesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *