Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

‘Edhe po ma kána- edhe s’po m’lén nana’

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Janë ba ultimatumet e Isës si ultimatumet e femrave:
‘Kqyre mirë çka po t’tham: Që s’um merr për tre muaj, dije mirë se merr fund, ‘Kimeten’ s’e sheh më me sy…

E pastaj, kalojnë ata tre muaj, hajt edhe tre muaj tjerë po t’i jap hua. mbasi po m’lut, e po qan si fmija…
dhe kështu kalon dekada tuj e prit një manipulant që ‘ta vjedh kohën’, një tutkun atje me marrë një vendim t’hamamit, thuajse kemi me jetu përgjithmonë, e helbete mos po e bën ky naj lëshim n’këtë botë t’rrejshme, ku ‘këtu je-këtu s’je’. .

As burra s’ishin kanë këta.
Sidomos Isës qysh s’i vjen marre m’u sjell si ‘papak’.
Ashiqare po luftojnë për interesat e tyre personale dhe për hesapet e tyre t’hajnisë.
Veç kqyrin qysh me vjedh, sa kushton një ministri…qysh m’i rahatu jaranat…s’ka këtu gajle tjetër.
Nuk e shohin veten në pasqyrë, për me pa lmerim.

Lexo po ashtu:  Persidentja: “Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë”

Së paku fshehne joseriozitetin, e jo ‘edhe po ma kana, edhe s’po m’len Hashim nana’.

Se për besë gjynah në dorë të kujt kemi mbet. Prandaj, krejt po ikin prej këtuhi, k’tu dojnë me mbet veç policia dhe pasanikët.

P.S Vadja te shqiptarët nuk thyhet, dikur (kur kemi qenë serioz) vaden nuk e ka thyer as vdekja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *