Kur ka mbetur diçka më shumë se një muaj nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-s, kryeministri Edi Rama për më shumë se 40 minuta është takuar në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Një takim i rëndësishëm, që ka ngjallur shpresë për ta kaluar me sukses testin e 18 tetorit në Bruksel. Pas takimit të zhvilluar ditën e sotme, në Berlin, kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, dolën në një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama zbuloi tri çështjet kryesore që ka diskutuar me Kancelaren Merkel, duke u ndalur kryesisht te procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ashtu dhe sikurse aludohej, gjithashtu, temë diskutimi mes Ramës dhe Merkelit ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe bashkëpunimi rajonal.

“Diskutuam për nevojën e madhe që Shqipëria ka, në procesin e vështirë të rindërtimit, i cili duke u bazuar në raportin e dëmeve, hartuar në bashkëpunim me BE, përmban një shumë që është përtej të gjitha mundësive tona për ta përballuar të vetëm. Kemi diskutuar dhe për perspektivën e integrimit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal, ku roli i Gjermanisë ka qenë i jashtëzakonshëm me procesin e Berlinit. Në fund, dëshiroj të shpreh të gjithë konsideratën për mënyrën si ka nisur puna e Komisionit Europian, të them që një dimension më i qartë do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe të gjithë rajonin”, është shprehur Rama gjatë fjalës së tij.

Lexo po ashtu:  Njeriu i ditur jo që duhet të jetë në gjendje ti dashurojë armiqtë e tij, por gjithashtu t’i urrejë edhe miqt e tij.

Ashtu dhe sic u shpreh në takim, Merkel në konferencën me kryeministrin Edi Rama është shprehur se Gjermania dhe ajo do të punojnë fort për negociatat e Shqipërisë. Ajo shtoi se në mars do të donte të kishte një dakordësim nga KE për datën e negociatave. Ajo tha se kush e sheh mirë hartën europiane dhe gjeopolitike, e kupton mirë se një Shqipëri në BE është në të mirë të të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *