Mbretëria e Bashkuar, këtë të shtune është zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian. Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash, me 683 vota të vlefshme nga të cilat 621 pro, 49 kundër dhe 13 abstenime, marrëveshje  e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Ditën e enjte Brexit do të formalizohet me kalimin në Këshillin Europian.

Mesnatën e së premtes nis pika pa kthim: Mbretëria e Bashkuar do të jetë jashtë Bashkimit Europian por për Londrën dhe BE-në do të nisë një rrugë e re tratativash të gjitha në rritje, për të rregulluar raportet në të ardhmen.

Brenda 31 dhjetorit Mbretëria e Bashkuar dhe BE duhet të nënshkruajnë marrëveshjen për marrëdhëniet në të ardhmen dhe diskutimet në Londër do të nisin në fillim të marsit. Kryenegociator do të jetë Michel Barnier.

Lexo po ashtu:  Friedrich Nietzsche

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *