WhatsApp Payments, quhet aplikacioni i ri i kompanisë së Mark Zuckerbergut, për dërgimin e parave nëpërmjet chat-it të Whatsapp-it, ku sipas kompanisë do të jetë më lehtë dhe i shpejtë sesa dërgimi i një fotografie.

Aplikacioni u testua në një milion përdorues indianë në vitin 2018 dhe do të nisë në disa vende në gjashtë muajt e ardhshëm.

Zuckenberg tha se “rreth 2,9 miliardë njerëz përdorin Facebook, Instagram, WhatsApp ose Messenger çdo muaj dhe se 2,3 miliardë persona përdorin të paktën një nga këto shërbime çdo ditë. Krahas këtyre numrave ka mbi 140 milionë biznese të vogla që përdorin shërbimet tona për t’u rritur”.

Lexo po ashtu:  Shqiptarja jonë, Ava Max: Jam me fat që vij nga një vend me femra të forta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *