Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se bisedimet me Vetëvendosjen kanë zgjatur, por jo sa ka zgjatur certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Haziri mendon se roli i LDK-së duhet të jetë i barasvlefshëm me LV-në, në rast se dy partitë duan që të arrijnë marrëveshje.

“Pritjet kanë qenë se do të bisedimet do të kryhen shpejt dhe do të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen. Sot e tutje kanë mbetur pak ditë deri më 4 shkurt, pjesa me madhe e marrëveshjes është kryer, por duhet të jetë ndarje të drejt sipas formulës së LDK-së të datës 8 janar. Roli jonë duhet të jetë i barasvlershëm dhe se VV duhet ta shoh LDK së si pjesë të marrëveshjes”, tha ai sot për RTK.

Haziri ka përsëritur se LDK-ja insiston të ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës. 

“Ne kërkojmë zbatim të marrëveshjes politike, ne e shohim kështu. Ne kemi votuar Glauk Konjuvcën, pasi që ne kishim dhënë fjalën, nëse dikush ka dashur të na sprovoj ne kemi dëshmuar atë”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Deputeti i Vetëvendosjes: Qeveria do të bëhet më 3 shkurt

Sipas tij LDK-ja e ka bërë të qartë, ose shkon me VV në qeveri ose shkon në opozitë.

 “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *