Mbretëria e Bashkuar largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në 31 Janar por menjëherë do të hyjë në një periudhë 11-mujore të tranzicionit.

Gjatë tranzicionit, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i bindet rregullave të BE-së dhe t’i paguajë para asaj. Shumica e gjërave do të qëndrojnë të njëjta por do të ketë disa ndryshime:

Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar humbasin vendet e tyre

73 eurodeputetët e Mbretërisë së Bashkuar automatikisht do të humbasin vendet e tyre në Parlamentin Europian. Kjo sepse, në momentin e Brexit, Mbretëria e Bashkuar do të lërë të gjitha institucionet dhe agjencitë politike të BE-së. Sidoqoftë, përveç Mbretërisë së Bashkuar që ndjek rregullat e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, Gjykata Europiane e Drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit për mosmarrëveshjet ligjore.

Nuk ka më samite të BE-së

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të duhet të jetë i ftuar posaçërisht nëse dëshiron të bashkohet me liderët e tjerë në samitet e Këshillit të BE në të ardhmen. Ministrat britanikë gjithashtu nuk do të marrin pjesë më në takimet e rregullta të BE-së që vendosin gjëra të tilla si kufijtë e peshkimit.

Lexo po ashtu:  Vendimi: Gjermania hap shtëpitë publike, ja si do priten klientët

Do të dëgjojmë shumë për tregtinë

Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të fillojë të flasë me vendet në mbarë botën për vendosjen e rregullave të reja për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Përkrahësit e Brexit argumentojnë se të kesh lirinë për të vendosur politikën e saj tregtare do të rrisë ekonominë e vendit. Marrëveshje tregtare MB-BE është një ndër përparësitë kryesore.

Pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshojnë ngjyrën

Pasaportat blu do të kthehen pas më shumë se 30 viteve, pasi ato u zëvendësuan nga modeli aktual.

Duke njoftuar ndryshimin në 2017, atëherë Ministri i Emigracionit, Brandon Lewis, vlerësoi rikthimin në modelin “ikonik” blu dhe ar, të përdorur për herë të parë në 1921. Pasaportat ekzistuese do të vazhdojnë të jenë të vlefshme.

Monedha Brexit

Rreth tre milion monedha përkujtimore 50 pence që mbajnë datën “31 Janar” dhe mbishkrimin: “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet”, do të hyjnë në qarkullim. Qeveria kishte planifikuar të prezantonte një monedhë të ngjashme më 31 tetor, data kur Brexit ishte menduar më parë të ndodhte. Sidoqoftë, ato monedha duhej të shkriheshin dhe ricikloheshin pasi zgjati afati.

Lexo po ashtu:  Vajza e George Floyd merr super-dhuratën nga kompania gjigande e filmave

Departamenti i Brexit në Mbretërinë e Bashkuar do të mbyllet

Ekipi që trajtoi negociatat në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE do të shpërbëhet në ditën e Brexit. Departamenti për daljen nga Bashkimi Europian u krijua nga ish Kryeministrja Theresa May në 2016.

Gjermania nuk do të ekstradojë qytetarët e saj në Mbretërinë e Bashkuar

Nuk do të jetë e mundur për disa kriminelë të dyshuar që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nëse ata ikin në Gjermani. Kushtetuta e Gjermanisë nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj, përveç nëse bëhet fjalë për një vend tjetër të BE-së.

Për shkak se periudha e tranzicionit fillon menjëherë pas Brexit, shumica e gjërave të tjera mbeten të njëjta, duke përfshirë:

Udhëtimi

Fluturimet, anijet dhe trenat do të funksionojnë si zakonisht. Kur bëhet fjalë për kontrollin e pasaportave, gjatë periudhës së tranzicionit, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar do të lejohen të renditen në zonat e rezervuara vetëm për mbërritjet në BE.

Leje drejtimi dhe pasaporta kafshësh

Për sa kohë që ato janë të vlefshme, këto do të vazhdojnë të pranohen.

Lexo po ashtu:  Po dalim nga epidemia. Tani më shumë teste dhe analiza seriologjike

Karta Europiane e Sigurimeve Shëndetësore

Këto janë kartat që u sigurojnë shtetasve në Mbretërinë e Bashkuar trajtim mjekësor të siguruar nga shteti në rast sëmundjeje ose aksidenti. Ato mund të përdoren në çdo vend të BE-së dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe gjatë periudhës së tranzicionit.

Të jetosh dhe të punosh në BE

Liria e lëvizjes do të vazhdojë të zbatohet gjatë tranzicionit, kështu që shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë akoma në gjendje të jetojnë dhe të punojnë në BE ashtu siç veprojnë aktualisht. E njëjta gjë vlen për shtetasit e BE-së që duan të jetojnë dhe punojnë në MB.

Pensionet

Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pensionin e shtetit të tyre dhe gjithashtu do të marrin rritjen vjetore.

Kontributet buxhetore

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të paguajë në buxhetin e BE-së gjatë tranzicionit. Kjo do të thotë se skemat ekzistuese, të paguara nga grantet e BE-së, do të vazhdojnë të financohen.

Tregtia

Tregtia Mbretëria e Bashkuar-BE do të vazhdojë pa ndonjë tarifë shtesë ose kontroll ekstra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *