Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur i bindur se në seancën e 3 shkurtit do të votohet Qeveria Kurti.

Sipas Abrashit, deri të hënën do të arrihet një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Besoj qe do të ketë marrëveshje, në fillim kemi menduar se kjo është çështje e kryer. Gjate rrugës dolën disa komplikime. E dimë që kjo çështje u stërzgjat shumë, mirëpo më mirë le të zgjatet dhe të bëhet mirë. Le të jetë një marrëveshje që shter deri në detajin e fundit, që në momentin kur të fillon punën qeveria të mos dalin probleme të tjera”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Kurti mesazh opozitës: Mbrëmë fituat ju, sonte duhet të fitojë shteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *