Shumë gaz lotsjellës pati në mbrëmjen e 31 janarit të 1990. Demonstruesit kishin pushtuar çdo cep të rrugëve në Llap. Nata jehonte nën thirrjet “Demokraci”. Qytetarët po përndiqeshin mizorisht vetëm pse kërkonin liritë thelbësore që i takojnë një populli. Në atë mbrëmje shumë aktivistë, duke u shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, bënë nderime te varri i Afrim Zhitisë.

Të nesërmen protesta sërish. Njerëz të të gjitha moshave, por shumica të rinj. Ylfete Humolli, me 15 shkurt do t’i mbushte 17 vjet. Ndonëse nxënëse në shkollën e mesme ekonomike, ajo merrte pjesë aktivisht në organizimet publike e demonstratat masive. Më 1 shkurt 1990, organizohet një demonstratë në fshatin e saj, ku policët e regjimit serb u turren sërish. Breshëria e plumbave në Lupçin e Poshtëm bie mbi Ylfeten teksa dëgjohej thirrja e saj: “Ku është Mentori?”. Mentor Humolli, atëbotë 13 vjeç, ishte i vëllai i saj. Ai e ndiqte hap pas hapi Ylfeten. Më vonë, idealet e Mentorit shquhen në luftën e viteve 1998 dhe 1999, sepse mësuese e inspirim kishte dikë si motrën e vet. Thirrja e Ylfetes mori përgjigje nga vetë Mentori. Në betejën e madhe të Kosharës, më 16 maj 1999, Mentor Humolli ra dëshmor.

Lexo po ashtu:  Puna dhe dashuria, dy shenjat e horoskopit me fat për sot

Këtë vit po e kujtojmë 30 vjetorin e kryengritjes dhe rezistencës gjithëpopullore, që i paraprinë luftës çlirimtare e pavarësisë. Lavdi jetës e veprës së Ylfetes! Me falënderim e përkulje nderojmë të gjithë ata që para tankeve vendosën veten e tyre për arsye themelore: të jemi zot në atdheun tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *