Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të japë dorëheqje nga posti i tij, për t’i hapur rrugë formimit të një koalicioni qeverisës mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe LDK-së, shkruan MekuliPress.

Konjufca, pasi ta braktisë postin e kryeparlamentarit, do të bëhet shef i diplomacisë së Kosovës.

Nënkryetari i VV’së do të marrë postin e ministrit të Jashtëm, ka mësuar MekuliPress nga burimet e saj.

Në vend të Konjufcës, në krye të Kuvendit, pritet të vijë Vjosa Osmani, ish-kandidate e LDK’së për kryeministre të Kosovës.

Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.

Lexo po ashtu:  Zv. kancelari austriak ka shans të marrë avokat kryeministrin e Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *