Në ditën e fundit të kimioterapisë, këtij burri me kancer i ka trokitur fati në derë, pasi ka fituar 200 000 dollarë në lotari.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku Ronnie Foster, që vuante nga kanceri i zorrës së trashë, kishte blerë lotarinë për 1 dollarë në një pikë karburanti, në Beulaville, një javë më parë. Ai kishte fituar 5 dollarë dhe kishte vendosur të blinte një tjetër biletë, e cila i ka dhuruar plot 200 mijë dollarë.
“Nuk mund ta besoja. Fillova të dridhem”, tha Foster. “Jam i lumtur sepse ishte raundi i fundit i kimioterapisë. Fitimi i lotarisë e bëri ditën time me fat.” Foster po planifikon që të ardhurat ti përdorë për të paguar faturat mjekësore.





