Një qytet i tërë do të shkatërrohet dhe popullsia e saj prej 100 mijë banorësh do të shpërngulet forcërisht. Kjo pas zbulimit të një burimi të ri kobalti, metal shumë i kërkuar në tregun botëror poshtë qytetit Kolwezi.

Janë vetë autoritetet e provincës së Lualabës në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) që kanë prezantuar planin e shpërnguljes masive, nga momenti që fitimet e minierës së re mund të shkojnë deri në 100 miliardë dollarë, shkruan A2CNN.

Një shifër që ka bërë skeptikë disa ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe pse autoritetet vendore kanë filluar procedurat, duke deklaruar një shifër dëmshpërblimi që shkon deri tek 800 milionë dollarë. Në një vend të korruptuar, thonë ekspertët, është e vështirë që ajo shifër të kalojë në drejtim të banorëve.

DRC, siç njihet vendi për ta dalluar nga Kongo me të cilin kufizon në perëndim, është prodhuesi i gjysmës së kobaltit botëror, një mineral vlera e të cilit është rritur shumë sepse pjesë e nevojshme në bateritë e celularëve.

Lexo po ashtu:  Autogoli “special” i shtetit shqiptar: "Shqipëria e mirëpriti dhe e mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *