Albin
n’vend t’urimit dua me t’thanë!

Kur e martoi baba djalin i thanë: Përhajër reja plak!
A u gëzove?
Ky u tha:

  • S’u gëzova për renë, po për djalin që m’duel mashkull, e s’u korita me mikun!
  • Ndaj po t’faleminderohem bre djalë që na shpëtove pa na ba synet edhe njiherë, se na patën ra pantallonat n’fund t’kambëve e Prontomafija me gërshanë priste me na i pre lëkurat edhe njiherë!
  • Veç nuk po gëzohna pa u ba sabah, e me pa nusën a po ecë drejt!
    *
    N’anën tjetër Ramushi e rrehke sa mujke tupanin:
  • Oooo milet, ai asht mashtrues, nuk ban qeveri, asht mashtrues?!
    E pse?
  • Sepse, s’u paske pas shkua lugut t’mullinit tyne kurrë?!
    *
    Faleminderit Glauk që i shtine grejzat n’birucë, se kujtuen që duel pranvera e pritshin m’u gjuejtë ku asht ma butë!
    *
    Eh, qetash edhe unë si qaj plaku po ta baj përhajër, se prej gazepit, dy herë thirrë e kam allamanin me ta shilua nanën, po shpëtove!
  • Urime dhe prifsh mirë!

Kuurriz, Dardani, 02.02.2020

Lexo po ashtu:  Pas Drecunit, edhe Gjurici i jep zjarr Gjykatës Speciale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *