Kryeministri i ardhshëm i vendit, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e nënshkruar me LDK-në nuk ka qenë proces i lehtë por ka qenë i sigurt.

“Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrur vesh për të gjitha përpos harmonizimit të programit. Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, në VV kanë filluar përgatitjet për referendum. Procesi nuk ka qenë i lehtë por shumë më i sigurt sesa që është menduar ose transmetuar”, ka thënë Kurti, raporton lajmi.net.

Kurti ka thënë se qeveria e tij pritet t’i ketë 15 ministri,dy zëvendëskryeministria dhe 33 zëvendësministra.

Dy ministri do t’i ketë Lista Serbe ndërsa një do të jetë nga minoritetet.

“Nga mbi 80 zvministra, numri do bie në 33, kjo tregon se qeveria jonë ende pa ja nisur punës ka bërë një ndryshim shumë të madh për ta forcuar Republikën tonë më shumë. Kur kemi analizuar strukturat krijimi i disa superministrive është dëshmuar se ka kosto më të madhe sesa t’i kemi 12 ministri. Nëse nuk do bëhej një gjë e tillë do zvarritej edhe më gjatë”, ka deklaruar Kurti.

Lexo po ashtu:  Në Manastir gjenden 15.000 granata të Luftës së Parë Botërore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *