Një fjalor shumë i veçantë, i cili do të botohet në Itali, na kujton se ne ndikohemi ende sot e kësaj dite nga besëtytnitë

“Besëtytnia është pjesë e natyrës humane, kur mendohet se e kemi dëbuar plotësisht, ajo në të vërtetë fshihet në qoshet dhe skajet më të paimagjinueshme, nga të cilët edhe del”. Kështu shkruante Gëte, në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë. Edhe sot e kësaj dite, shumë njerëz ndryshojë rrugë kur u del përpara një mace e zezë. Shumë prej tyre shqetësohen kur u thyhet pasqyra, pasi mendohet se thyerja e saj sjell shtatë vjet ters, e kështu me radhë.
Në muajin tetor, në Itali, do të publikohet “Fjalori i supersticioneve”. Në të përmblidhen besime popullore, por edhe kuriozitete të ndryshme nga e gjithë Europa. I shkruar nga shkrimtari dhe dijetari gjerman, Helmut Hiller, libri sjell një sërë besimesh të cilat njerëzit u janë referuar shpesh në mënyrë të paarsyeshme, nga brezi në brez dhe ndonjëherë duke shkaktuar dëme të mëdha, të tilla si luftëra dhe persekutime. Ne kemi përzgjedhur dhjetë prej tyre:
Panja
Mbjellja pranë portës ose në hambar e disa kërcejve të pemës së panjës parandalonte futjen e shtrigave.
Uji i shiut
Mendohet se nëse pihet ujë shiu, të jep fuqi të mëdha shëruese dhe magjike, akoma më shumë nëse shiu bie gjatë ditëve të festave fetare, ose në ditë të shënuara. Për më tepër, nëse nis të bjerë shi kur sapo hapet një varr, besohet se i vdekuri do të shkojë drejt e në parajsë.
Koha e bukur
Ajo parashikohet jo vetëm nga lëvizja e insekteve, por edhe nga konsumimi i gjithë ushqimit në çdo vakt, kur Hëna është e bardhë dhe shkëlqen; koha e bukur duket edhe nga një kërmill që zvarritet pas një gjetheje jeshile, nëse zogjtë fluturojnë lart dhe nëse kur binte shi, patat shikojnë drejt qiellit.
Bukuria
Një grua që gjatë shtatzënisë ha shumë mollë do të bëjë me siguri një fëmijë shumë të bukur. Besohet se bukuria mund të fitohet duke u larë me vesën e marsit dhe borën që bie në këtë muaj ose me lëngun e thuprës. Një bukuri e madhe garantohet edhe nga një banjë me gjak kau ose me qumësht gomari.
Kafeja
Nëse një copë e vogël buke ose torte, bie në një filxhan me kafe, simbolizon pritjen e vizitave në shtëpi. Një vajzë që i hedh kafesë më parë qumështin, se sa sheqerin, bëhet një beqare e vjetër. Shkuma në buzë të filxhanit personifikon vdekjen e parakohshme të personit që e ka pirë.
Paratë
Nëse merrni para sapo filloni ditën, atëherë duhet t’i pështyni, pasi mendohet se në këtë mënyrë ato shumohen. Ndërkohë, nëse do të numëroheshin shumë shpesh, pakësoheshin dhe kush e bënte këtë veprim çdo ditë, nënkuptonte rënie të parakohshme të flokëve.
Temperatura
Njerëzit besonin se do të qëndronin imun për gjatë gjithë vitit nëse më datën 1 janar hahej supë me bizele. Ndërsa në pranverë duhet të këputen tri lulet e para të luleshtrydheve, sapo t’i shohësh.
Macja
Nëse në fillim të një situate të re ndeshni një mace, kjo është një shenjë fatkeqësie dhe ndryshimi kohe. Në Mesjetë, macet konsideroheshin kafshët e shtrigave, pra për të shmangur fatin e keq, ato duhej të vriteshin.
Lotët
Thuhej se kujt i binte kripa në tokë do të grindej me ndokënd dhe do të derdhte lot. Ndërkohë, perlat janë simbol i lotëve, arsye për të cilën nuset nuk duhet t’i kenë ato mes bizhuterive të tyre në atë ditë të shënuar.
Gënjeshtra
Mendohet se njerëzit me hundë të madhe, janë ata më gënjeshtarët, po kështu edhe ata që dinë të prehin thikat, dinë të gënjejnë shumë mirë.

Lexo po ashtu:  A ka empatia një anë të errët?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *