Gjatë muajit prill, Dua Lipa do të publikoj albumin e saj të dytë për të cilin është inspiruar në gjërat që e kanë influencuar artisten gjatë moshës fëmijërore dhe albumi titullohet ‘Future nostalgia’.

E ftuar për një intervistë të shkurtër me ‘MTV new’, këngëtarja ka folur në lidhje me pesë gjërat që e bëjnë atë nostalgjike. Një nga gjërat që e bëjnë nostalgjike Dua Lipën është kënga ‘Cry me a river’ nga Justin Timberlake, duke thënë se të gjitha albumet e tij, e bëjnë të ndihet nostalgjike. ‘Ring Pops’ janë karamelet për të cilat shqiptarja ‘vdiste’ dhe çdo herë kur me miqtë e saj shkonin në një dyqan për të marrë ëmbëlsira ‘Ring pops’ ishin të parat në listë për Duan.

Dy gjëra tjera që e bëjnë Lipën më nostalgjike dhe ia kujtojë  fëmijërinë asaj janë patikat me dritë dhe komedia e vitit 98’ ‘The Powerpuff Girls’.

Lexo po ashtu:  Përvjetori i lindjes së aktorit Aleksandër Moisiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *