Bashkimi Evropian ka zgjedhur një rrugë të mesme për çështjen pajisjeve për rrjetet celulare të gjeneratës 5G .

Komisioni kërkon masa të rrepta dhe krijimin e një kornize specifike të sigurisë kibernetike, por nuk ka ndaluar furnizuesit dhe veçanërisht kompaninë kineze Huawei  të ofrojë pajisje specifike, siç  kërkojnë Shtetet e Bashkuara.

BE ka publikuar një paketë masash dhe propozimesh që përfshijnë, ndër të tjera, përmirësimin e kornizës së sigurisë kibernetike për ofruesit e telekomunikacionit dhe rregullatorët që e mbikëqyrin atë. Për më tepër, kërkon që ofruesit e telekomunikacionit të mos kenë  vetëm një furnizues të pajisjeve.

Brukseli  u bën thirrje Shteteve Anëtare që të përfshijnë këto masa në kornizën e brendshme rregullatore deri më 30 prill 2020, si dhe të përgatisin një raport deri më 30 qershor 2020.

Qëllimi është krijimi i një politike sa më të harmonizuar midis shteteve anëtare për të adresuar kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike në rrjetet 5G, që shihen si një shtyllë kryesore e zhvillimit për vitet e ardhshme.

Fakti që BE-sja nuk përmend asnjë ndonjë formë ndalimi të pajisjeve nga prodhues ose kompanitë specifike, është një goditje e madhe ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zbatuar një bllokade ndaj  pajisjeve telekomunikuese nga Huawei dhe kompanitë kineze në përgjithësi.

Lexo po ashtu:  Diaspora ‘pasuron’ Kosovën: Dërgesa mbi 100 milionë euro, pavarësisht pandemisë…

Shtetet e Bashkuara thonë se janë të angazhuara për sigurinë e rrjetit, pasi ata besojnë se Kina mund të përdorë pajisjet e kompanive kineze për spiunazh.

Vlen të përmendet se kjo është “goditja” e dytë e përpjekjes së SHBA-ve për këtë çështje pasi të martën, Britania vendosi që Huawei mund të luante një rol – megjithëse të kufizuar – në zhvillimin e rrjeteve 5G në këtë shtet. Kjo shtyu sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, t’i kërkojë  qeverisë britanike të rishqyrtojë vendimin e saj.

Në praktikë, BE po hedh topin mbi vetë ofruesit e telekomunikacionit, të cilët janë gjithashtu përgjegjës për sigurinë e infrastrukturës së rrjetit.  Në të vërtetë, kishte zëra nga ofruesit e mëdhenj në Evropë, si Vodafone, të cilët argumentuan se ndalimi i përdorimit të pajisjeve Huawei do të çonte në vonesa të konsiderueshme në zhvillimin e rrjeteve 5G, pasi kolosët kinezë janë një nga furnizuesit kryesorë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *