Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga Turqia i është drejtuar disa anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thotë se i ia kanë përmendur emrin.

Lladrovci thotë se në vend që të flasin për të, LVV’ja duhet ‘ta vajtojë’ dështimin e vet politik.

“Disa varrmihës të VV-së ma kishin përmend emrin në njëfarë njoftimi. Nuk habitem me këta keqbërës. Sa ma marrin kaq shpesh në gojë emrin tim, këta varrmihës le të vajtojnë dështimin e vet politik. Vdekje më të rëndë politike sesa nga vardisja deri te përkulja- nuk besoj se mund të ketë”, thuhet në shkrimin e Lladrovcit.

“Idealet, parimet dhe kauzat dolën mashtrim!”, shkruan tutje kryetari i Drenasit.

Lladrovci ka komentuar edhe seancën e thirrur për të hënën, ku pritet të votohet Qeveria e re. Ai thotë se votimi i Albin Kurtit kryeministër dhe i kabinetit të tij qeveritar është “akademi përkujtimore për kauzat e VV’së”.

Lexo po ashtu:  Shkolla Shqipe në Zvicër i “shtrin krahët” edhe në dy shkolla të tjera të Kantonit të Cyrihut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *