Gëzim Mekuli
Drita nuk po na Dritëron, iku Dritëroi i vegjëlisë!
Sot letërsia shqiptare, politika shqiptare, mikëpritja shqiptare është në zi. Është në zi sepse humbi të madhin Dritëro Agolli. Zemra e shkrimtarit, patriotit e poetit të çmuar pushoi sot së rrahuri në moshën 85-vjecare.
Largohet kështu nga kjo jetë njeriu i rrallë për nga thjeshtësia, mikpritësi që e hapi derën e tij për të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat. Shtëpia e tij do të mbetet muze i memories për mijëra shqiptarë.
Shqiptar me gjak, me zemër, me shpirtë e me bindje. Poet, humanist e ideolog i Shqipërisë natyrore.
Mos na e ofendoni Dritëron, thuajeni hapur e pa frikë, thuani botës se vdiq shpirti, ideologu dhe frymëzuesi i UCK-së, Dritëro Agolli.
Tregoni fëmive tanë, fëmijëve të fëmijëve tanë, se ai shpirtin gjallë na mbanë…
Shkrimtarë, poetë e intelektual sa shumë ka ndër ne shqiptarë, por patritotë e burra si Dritëro, kemi të rrallë….
RETROSPEKTIVË
Mainz – Viti 1999.
NATO filloj bombardimin mbi Serbinë. Poeti i madh erdhi në Mainz të Gjermanisë, na takoj e na nderoj, të gjithëve. Asokohe isha student dhe aktiv në ambientin gjermanofolës dhe atë shqiptar në mbrojtje të kauzës sonë.
U morrëm vesh me z Agolli që ky do të ipte një intervistë për një gazetë gjermane (unë isha në rolin e perkthyesit). Intervista u zhvillua në një hotel të qytetit gjerman, Mainz. Gjatë bisedes me kryeredaktorin e gazetës “Mainzer Rhein Zeitung”, ndërhynë ashpër ca serb, që ishin ulur në një tavolinë fare afër nesh dhe kishin përgjuar bisedën tonë me gazetarin gjerman. Papritmas serbët, ishin 5 vetë, u çuan në këmbë dhe filluan të na sulmojnë verbalisht dhe ca edhe fizikisht. U bë rrëmujë, ndërhyri polcia gjermane dhe na shpëtoj nga sulmet e serbëve. Kryeredaktori i gaetës gjermane u shtang dhe u frikësua shumë.
Patrioti i madh Dritero Agolli pa dorëza diplomatike i tha gazetarit gjerman: “E shef se me çfarë fqinjë kemi të bëjmë ne shqiptarët?”
Gazetari mbeti pa fjalë. Poeti e ideologu i ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Driterro Agolli, shtoi: “Ne nuk mund t’i besojmë verburazi as NATO-s dhe asnjë force ndërkombetare, perderisa Shqipëria nuk do të bëhet një dhe e bashkuar. Vetëm bashkimi kombëtar e qetëson Ballkanin dhe i ulë kokën politikave fashiste të Beogradit”.
Lamtumirë bukëdhënësi i kombit!
Shqiptarët sot janë në zi! Politika dhe letersia shqipe u varfërua.
Shqiptarët betohen se nuk do të ndale derisa të ribëjnë Bashkimin e tokave Shqiptare, ashtu siq e dëshironin Rilindasit dhe siq e paramendoje ti.
/Marrë nga facebooku, viti 2017/