Letra e fundit e Nënës Terezë në gjuhën shqipe po del të ketë qenë një përgjigje rreth ftesës së Ipeshkvit Nikë Prelës, për të vizituar Kosovën.

Në letrën e fundit në gjuhën shqipe, Nënë Tereza kishte shkruar se ka dëshirë që të vijë në Kosovë që të festojë së bashku me shqiptarët pajtimin e mbarë popullit shqiptar.

“Pranoj thirrjen e ipeshkvit tonë Zotri Nikë Prelës dhe dëshiroj të vijë në Kosovë për të mirat që mi ka dhanë Zoti jetës sime.  Dëshiroj të festojmë së bashku Pajtimin e mbarë popullit tonë shqiptar. Zoti kjoft me ju dhe dashnija e paqja e Zotit gjithmon kjoft me ju”, thuhet në letrën e Nënë Terezës.

Letra mban datën e 3 majit të vitit 1990.

Lexo po ashtu:  Çka fitonin kolonët sllavë kur uzurponin shtëpi shqiptare në vitet 1934-1940? - "Kohëve të fundit, autoritetet tona agrare ua morrën tokat arnautëve, ua lanë atyre 0, 40 hektarë për anëtar të familjes të të dy gjinive… "

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *