Pas reshjeve të borës në vend, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë duke u pastruar rrugët, e që ka urdhëruar kompanitë që të punojnë gjithë natën.
Në ditën e parë të punës si Ministër, Abdixhiku tha se ka lajme të mira, por, që kërkohet kujdes në vozitje.
“Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë”, ka shkruar ai.
Tutje, ministri bëri të ditur se ka dalë në terren për të parë mirëmbajtjen e rrugëve e se është në kontakt me përgjegjësit e ministrisë.
“Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara”, shkroi ai.
Shkrimi i ministrit:
Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.
Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara.