Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, nëse qasja e presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, është “edhe ne duhet të fitojmë diçka”.

“Kjo nuk mund të jetë pikënisje e zgjidhjes së problemit”, ka deklaruar Kurti.

“Nuk jemi këtu për të kompensuar apetite, por për të shëruar plagë”, është shprehur ai në RTK.

“Me një qasje të tillë nuk shoh se ne mund të gjejmë zgjidhje, por bashkë me shtetet perëndimore mund të krijojmë një kontekst ku mund të gjendet zgjidhje”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Serbia, ani se nuk e ka pasur kurrë Kosovën thelbësisht, ajo e ka humbur atë gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje kërkon nga Hoti raportim urgjent në disa komisione parlamentare për marrëveshjen e arritur me Serbinë më 4 shtator në Uashington.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *