“Do të na duhen të paktën pesë vite për të implementuar këtë plan me një kosto afërsisht 200 milionë euro,” tha Ai.

Vodafone do të heqë pajisjet e Huawei në Evropë, i kushton 200 milionë euro

Vodafone, operatori i dytë më i madh celular në botë, ka vendosur të heqë nga përdorimi pajisjet e prodhuara nga gjiganti Kinez Huawei nga infrastruktura kyçe të rrjeteve celulare në Evropë, pasi Britania vendosi të kufizojë rolin e kompanisë Kineze në ndërtimin e rrjetit 5G.

“Kemi vendosur që të heqim pajisjet e Huawei nga infrastruktura kyçe,” tha shefi ekzekutiv i Vodafone Nick Read për reporterët ditën e Mërkure.

“Do të na duhen të paktën pesë vite për të implementuar këtë plan me një kosto afërsisht 200 milionë euro,” tha Ai.

Vodafone operon edhe në Shqipëri dhe është operatori celular më i madh në vend. Në testimet e para të 5G-së që realizoi në muajin Tetor, kompania tha se ka përdorur teknologjinë e Ericsson. 

Lexo po ashtu:  Shtyhet debutimi i sezonit 2 të Fortnite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *