Në analizat e hedhur për konsultim publik vitin e kaluar, AKEP ishte tërhequr përfundimisht nga linja e ashpër rregullatore, e shpallur në fillim të marrjes së detyrës nga Ilir Zela.

Rregullimi i tregut celular, AKEP e ka “harruar” prej vitesh

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) praktikisht ka harruar rregullimin e tregut të telefonisë celulare. Miratimi i analizave të reja të tregut është bërë një odise, që kishte nisur qysh para emërimit të Ilir Zelës në krye të këtij institucioni dhe që nuk përfundoi përgjatë dy viteve të drejtimit prej tij të AKEP. Analizat e fundit të tregut të telefonisë celulare janë miratuar qysh në vitin 2014, ndërsa me ligj ato duhet të kryhen çdo dy vjet, të shoqëruara nga masat rregullatore përkatëse.

Pas shumë polemikash dhe lobimesh nga operatorët, në prill të vitit të kaluar, Këshilli Drejtues miratoi për konsultim publik analizat e tregut me shumicë të terminimit të thirrjeve dhe të akses-origjinimit të tyre. Por, megjithëse konsultimi publik është mbyllur në qershor 2019, organi drejtues i AKEP ende nuk i ka miratuar analizat finale, së bashku me masat përkatëse rregullatore.

Lexo po ashtu:  Andrra ime

Në analizat e hedhur për konsultim publik vitin e kaluar, AKEP ishte tërhequr përfundimisht nga linja e ashpër rregullatore, e shpallur në fillim të marrjes së detyrës nga Ilir Zela.

Në dokumentin e konsultimit publik, AKEP ka hequr dorë nga diferencimi i tarifave me shumicë mes operatorëve dhe propozonte ruajtjen e simetrisë së plotë mes tyre.

E vetmja dilemë ishte nëse tarifat me shumicë do të qëndrojnë në nivelin 1.22 lekë për minutë, që janë aktualisht, deri në përcaktimin e një metodologjie të re, apo do të ulen në rreth 1.08 lekë për minutë.

Në mungesë ta marrjes së një vendimi, tarifat e terminimit kanë qëndruar në 1.22 lekë, çka sigurisht është interesin e tre operatorëve celularë.

Një çështje tjetër ku AKEP është tërhequr është rregullimi i thirrjeve ndërkombëtare hyrëse. Në vitin 2018, AKEP fillimisht pati ideuar vendosjen nën rregullim të këtyre tarifave, por përfundimisht vendosi vetëm detyrimin për mosdiskrimin, që nënkuptonte aplikimin e kushteve të njëjta për të gjithë operatorët e huaj. Por, vetëm pak muaj më vonë, AKEP u tërhoq plotësisht duke e anuluar vendimin dhe duke e lënë tregun të parregulluar.

Lexo po ashtu:  Një jailbreak i ri funksionon me të gjitha modelet e fundit të iPhone

Zvarritja e vendimeve për rregullimin e tregut të shumicës dëmton interesat e publikut, në një periudhë kur ulja e konkurrencës ka sjellë rritje të çmimeve për përdoruesit me parapagesë të telefonisë celulare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *