Pas më shumë se 30 vitesh kërkimesh, 1.7 milionë njerëz infektohen ende çdo vit me virusin që shkakton SIDA – n.

Në misionin e gjatë për të parandaluar infeksionin HIV, një zhgënjim vjen nga Afrika e Jugut, ku një studim u mbyll për shkak se vaksina eksperimentale nuk po funksiononte.

Studimi, që filloi në vitin 2013, vinte pas një të tilli në Tailandë që mbaroi në vitin 2009. Ajo vaksinë ofronte vetëm një mbrojtje modeste ndaj infeksionit. Ekspertët debatuan se sa mbrojtëse ishte vaksina, por si përfundim ajo nuk ishte më shumë se 30% mbrojtëse.

Pavarësisht kësaj, vaksina e vitit 2009 ishte e vetmja vaksinë që ofronte sadopak mbrojtje.

“Ne shpresuam se kjo vaksinë kandidate do të funksiononte, por për fat të keq kjo nuk ndodhi,” u shpreh Anthony S. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, që kreu studimin.

“Kërkimet vazhdojnë në gjetjen e mënyrave të tjera për zhvillimin e një vaksine të sigurt dhe efektive, gjë të cilën akoma mendoj se mund ta arrijmë,” shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Me 640 km/h në mes të shkretëtirës: Del videoja e çmendurisë që i mori jetën prezantueses së njohur

Studimi, i njohur si HVTN 702 por që iu vu nofka Uhambo, që do të thotë “udhëtim” në Zulu, përfshintë 5,407 gra dhe burra të rinj në Afrikën e Jugut.

Një vaksinë kundër HIV, virusit që shkakton SIDA – n, është shumë e nevojshme. Edhe tani, pothuajse 40 vite pas fillimit të epidemisë, 1.7 milionë njerëz infektohen çdo vit, shumica e tyre në Afrikë, sidomos në Afrikën e Jugut,sipas UNAIDS, agjensia e Kombeve të Bashkuara për luftimin e SIDA – s.

Shkencëtarët po testojnë gjithashtu metoda të tjera për të ndaluar HIV: injeksione më antibiotikë që mund ta bllokojnë atë, injeksione të ilaçeve me efekte afatgjata kundër HIV, dhe implanted he unaza vaginale që çlirojnë sasi të vogla ilaçesh parandaluese me kalimin e kohës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *