Pas arrestimit të hetuesit policor për Krime Ekonomike, Lavdim Osmani, mësohet se Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar edhe një koleg të tij.

Edhe hetuesi i dytë raportohet se është arrestuar në natën e së mërkurës, me arsyetimin e dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimi i dy hetuesve është realizuar në kuadër të një aksioni të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Arrestimin e Osmanit pak më parë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Mësohet se Osmani ka qenë udhëheqës i Krimeve Ekonomike për Prishtinën.

Osmani ka udhëhequr një grup policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

Lexo po ashtu:  Të luftosh racizmin mbi biçikletë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *