Dy hetues të Krimeve Ekonomike të Kosovës janë arrestuar sonte në një operacion të Inspektoratit Policor të Kosovës
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Hetuesi i lartë, Lavdim Osmani, është kapur në vepër me 1,450 euro që dyshohet se i ka marrë ryshfet.Ndërsa, hetuesit tjetër, Lutfi Menxhiqi
i janë gjetur 9 mijë euro ‘cash’ dhe dy Kallashnikovë në shtëpi.Menxhiqi është hetuesi i dytë i arrestuar sonte nga IPK.

I pari, Lavdim Osmani, ishte arrestuar pak orë më herët nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Arrestimin e Menxhiqit për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.




