Ministri i ri i Integrimit Europian (MIE), i Republikës së Kosovës Blerim Reka është akademik shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Nëna e tij është nga Karaçeva ndërsa, babai nga Tetova

Blerim Reka për fatin e keq të tij,apo të mirë e ka ministrinë me më së paku punë në Kosovë, pasiqë kjo Ministri nuk mund të bëj punët e saj, pa u arritur një marrëveshje me Serbinë.

Reka u diplomua nga Universiteti i Prishtinës në lëndën e drejtësisë, më vonë e kreu titullin Master (shkencat e drejtësisë) po aty në vitin 1994. Me një shkrim mbi sistemin e drejtësisë së UNMIK-ut në Kosovë u promovua për titullin Doktor (e drejta ndërkombëtare) në Prishtinë dhe në universitetin e Grazit në Austri në vitin 2002.

Blerim Reka kandidoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut të vitit 2019, zgjedhje këto që i humbi.

Ai, gjithashtu ishte përfolur edhe për Ministër të Jashtëm në Qeverinë e Kurtit, mirëpo pas dorëheqjes së Glauk Konjufcës nga kryeparlamentari ai e mori atë pozitë, ndërsa Reka Ministrinë e Integrimit Europian (MIE).

Lexo po ashtu:  Shqipëria organizon Kampionatin Botëror në peshëngritje

Blerim Reka ka qenë kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ai kandidoi si kandidat i pavarur por që u mbështetet nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa shkruan Korrespodenti.

Ai për momentin e mban pozitën e Pro rektorit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), për kërkime shkencore dhe zhvillim të universitetit. Në këtë pozitë ai është emëruar në shtator të 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *