Dilaver Goxhaj

Në Këshillin e Atlantikut, kryeministri Edi Rama foli edhe për minishengenin Ballkanik, duke thënë: “Për momentin jam tradhtari i përlyer për imagjinatën e njerëzve që nuk e kuptojnë që nuk mund të ndërtosh paqe me të njëjtat instrumente dhe armë që ke luftuar për liri.

Ajo që po përpiqemi të bëjmë dhe që mendoj se duhet të vazhdoj të bëjmë është që këtë shengen ta çojmë përpara. Është një shengen rajonal për të theksuar projektin e zbatimit të 4 lirive të BE, të njerëzve, mallrave, kapiteleve dhe shërbimeve.”, Gazetas “Dita”, 6 shkurt 2020.Këtë çështje e ka trajtuar filozofi dhe politikani ynë Ukshin Hoti, më 29 shtator 1994, para Gjykatës së Qarkut Prizëren, ku, kushtet dhe argumentat që ai jep janë aktuale edhe sot kur EdiRama po këmbëngul përë këtë “zgjidhje” të çështjes shqiptare, të cilën po e japim të plotë:“Bashkimi i popullit shqiptar nuk mund të realizohet si zgjerim territorial, as i Jugosllavisë dhe asi Serbisë.

Kjo nuk do të ishte zgjidhja e çështjes shqiptare por një imponim i një zgjidhjeje të tillëpër të, që do të duhej të ishte rezultat i ndonjë lufte.

Kjo, gjithashtu do ta implikonte përzjerjen e faktorëve të tjerë. Greqia tashmë i ka shfaqur hapur pretendimet e saj ndaj Jugut të Shqipërisë, dhe kundrejt një imponimi të tillë të zgjidhjes,as Turqia s’do mund të ishte indiferente, por as Italia.

Lexo po ashtu:  Mos u merrni me pellazgët, se nuk ka asgjë aty brenda - as ide politike, ushtarake, qytetërimore. Është humbje kohe

Bashkimi i popullit shqiptar si zgjerim territorial i Serbisë, po qe se kjo do ta nënkuptonte mbetjen e Kosovës në çfarëdo ingjerence të Serbisë. Populli shqiptar diçka të tillë nuk do të mund ta pranonte, dhe as që do të mund të pajtohej ndonjëherë me të. Propozimet që po shfaqen tani për lidhje konfederale me Shqipërinë pa u zgjidhur paraprakisht çështja e njohjes së Kosovës de juro mund të jenë shprehje e dëshirës që kjo çështje të përshpejtohet, por mundtë duket edhe si një çështje tejet e diskutueshme.

Nuk ka dyshim se këto propozime janë shprehje edhe të besimit absolut në bashkësinë ndërkombëtare, por ajo në zgjidhjen e këtyre çështjeve rëndom i ndjek iteresat vetjake, ndërsa interesat e palëve të interesuara i merr parasysh vetëm në masën në të cilën ato palë janë të zonjat vetë që t’i mbrojnë e t’i sigurojnë.Pikërisht për shkaqe të tilla, bashkimi i popullit shqiptar duhet t’i paraprijë çfarëdo forme të bashkimit federal, ose konfederal, ose formave të tjera të bashkimit në tërësi më të mëdha, gjersa vetë akti i bashkimit duhet të jetë shprehje e vullnetit të tij, që nuk bën të prejudikohet në asnjë mënyrë. Vetë akti i bashkimit të popullit shqiptar për shkak të karakterit të ndarjes së tij, bazohet, në esencë, në ndarjen e qetë dhe dinjitoze me fqinjët.

Lexo po ashtu:  Iniciativa e Vjosës, çfarë dhe çka janë interesat e politike të qytetarëve?

Çfarëdo politike që nuk e merr parasysh përparësinë e kësaj çështjeje nuk mund të jetë në realitet shprehje e interesave nacionale shqiptare.Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që kufizohet pothuajse nga të gjitha anët me vetveten, d.m.th. me popullin e vet dhe me trojet e veta historike.

Për këtë shkak, një çështje prioritare, ose një çështje me rëndësi prioritare për Republikën e Kosovës, është ndarja e qetë dhe dinjitoze me RFJ dhe me Republikën e Serbisë, dhe jo bashkimi ose njësimi me Shqipërinë, përshkak se kjo do të kuptohej si zgjerim territorial i Serbisë në drejtim të Shqëipërisë, gjë e cila do të nxiste pretendime të ngjashme edhe në Greqi.

Kjo do të thoshte natyrisht luftë. Nuk është aspak e pamundur që në qarqet e caktuara në të gjitha qendrat e interesuara të fuqisë, nga Beogradi në Athinë dhe gjer në Washington, dëshirohet një zhvillim i tillë i situatës. Ata shpresojnë për një fitore minimale d.m.th., për një zgjidhje të përkohëshme të çështjes shqiptare në bazë religjioze në të cilën ndonjë shtet i bashkuar eventual shqiptar mysliman do të figuronte, ose si një shtet i vçantë, ose si një anëtar i një tërësie më të madhe.Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve shqiptare në një shtet duhet të jetë parakusht për çfarëdo rregullimi të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore në këtë pjesë të Ballkanit.

Lexo po ashtu:  SHËNIM: Mungesa në samitin e Brukselit, Vuçiç po çon Ballkanin e Hapur në divorc me BE

Ky bashkim duhet të bëhet në bazë nacionale dhe jo religjioze. Mundësishtë me rrugë institucionale. Prandaj, njohja edhe de juro dhe konstituimi i plotë i Republikës së Kosovës është një akt me rëndësi të shumëfishtë për zhvillimin e mëtejshëm të situiatës në këtë pjesë të Evropës, sepse bashkimi i popullit shqiptar është e drejtë e tij historike, imperativ i kohës, dhe fundja, është fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet të ndeshet me fatin e tij personal politik dhe pa kurrfarë dyshimi, në çfarëdo mënyre qoftë, ai këtë do ta bëjë.Kryeqyteti i shtetit shqiptar të bashkuar mendoj se duhet të jetë Prizëreni.

Kjo i takon historikishtkëtij qyteti, ndërsa i përgjigjet edhe gjeografikisht, pasi që gjendet në qendër të trojeve shqiptare.”*)

Marrë prej librit: Ukshin Hoti “Filozofia politike e çështjes shqiptare”,UNIKOMB, Prishtinë, 1987, f. 193-194 & 206-207.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *