Prodhimi industrial në Gjermani pësoi rënien më të madhe në më shumë se 1 dekadë gjatë Dhjetorit, duke vënë në dukje vështirësitë e sektorit të manifakturës që po pengon rritjen e ekonomisë më të madhe të Europës.  Prodhimi në fabrikat gjermane ra me 3.5% gjatë muajit, krahasuar me projeksionet për një rënie me vetëm 0.2%, sipas zyrës Federale të Statistikave. Kjo ishte edhe rënia më e madhe që prej Janarit 2009 dhe erdhi pas një rritjeje me 1.2% në muajin Nëntor.

Të dhënat mbi tregtinë treguan se eksportet e përshtatura ndaj efekteve sezonale, u rritën me 0.1% në Dhjetor, ndërsa importet ranë me 0.7%.  Prodhuesit gjermanë, të varur nga eksportet, kanë hasur vështirësi nga kërkesa e dobët jashtë vendit si dhe nga pasiguria në lidhje me luftën tregtare dhe vendimin e Britanisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Institucionet gjermane kanë bërë të ditur se koronavirusi mund të pengojë gjithashtu ekonominë. Sipas analistëve, prodhuesit gjermanë të makinave po ndikohen nga koronavirusi, pasi po hasin vështirësi në furnizimin me disa pjesë të montimit. Duke vënë në dukje këtë ngadalësim, Siemens raportoi rezultatin për tremujorin e parë, ku dështoi të arrijë projeksionet për shkak të një ngadalësimi në biznesin e automatizimit industrial dhe problemeve në operacionet e energjisë. Ekonomia gjermane mezi shmangu recesionin vitin e kaluar dhe instituti për hulumtime ekonomike Ifo tregoi në një sondazh se morali i bizneseve ndodhet në rënie, ç’ka sinjalizon një nisje të ngadaltë për 2020-n.

Lexo po ashtu:  A është e mundur? Drejtori i bordit të drejtorëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” e krahason Qeverinë Kurti me masat fashiste e antishqiptare të Sllobodan Millosheviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *