Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një video ku bëhen me dije detaje për operacionin anti-KÇK.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në video shpjegohen të gjithë qytetarët që do jenë pjesë e këtij akti normativ, dhe theksohet se do sekuestrohen pasurisë dhe të gjithë do duhet ta provojnë pastërtinë para drejtësisë.

Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave “të mbyllura në sirtarë” nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës.

Në të kundërt, Rama ka ritheksuar se nëse pasuria e sekuestruar buron nga krimi, ajo të konfiskohet përgjithmonë. Rama thotë se asnjë shitje apo transferim i pasurisë së sekuestruar tek familjarë apo të afërm nuk e shpëton atë nga konfiskimi, pasi ligji special do të hetojë çdo person të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme.

Lexo po ashtu:  Dubai, veturat lukzose përfundojnë në mbeturina (VIDEO)

“Të dënuar për trafik drofe, qeniesh njerëzore, vrasje krime të rënda. Të akuzuar që i kanë shpëtuar drejtësisë në bashkëpunim me KÇK. Le të provojnë para drejtësisë që pasuria e tyre nuk ka lidhje me taskat e munguara. Nëse pasuria është produkt i punës paguan taksat e munguara, nëse pasuria buron nga krimi ajo konfiskohet përgjithmonë Asnjë shitje apo blerje e pasurisë kriminale nuk e shpëton atë nga konfiskimi. Ligji special prek çdo pjesëtar të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme dhe me çdo transaksion pasurie me këtë individë“, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Rama shprehet se do i shkojnë deri në fund këtij operacioni dhe tani është koha që të dënuarit të japin hesap për pasuritë e tyre. “PA KOMENT #KohapërHesap #DerinëFund”, shkruan Rama në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *