Mbrëmjen e 4 shkurtit Komuna e Pejës dhe rrethinat e saj u goditën nga erëra të forta të cilat shkaktuan dëme të mëdha material. Fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar.  Zëdhënësi i komunës së Pejës , Engelbert Zefaj I tha “Telegrafit” se dëmi paraprak llogaritet 500 mijë euro.

“Shtabi i ka ndarë detyrat për secilin drejtori dhe ata tani janë duke u marrë me identifikimin e dëmeve të shkaktuara në objektet dhe pronat publike. Sipas informacioneve të para janë konstatuar dëme shumë të mëdha në 9 shkolla të komunës së Pejës, në objekte sportive dhe në projekte bujqësore. Ende nuk kemi kalkulime përfundimtare në aspektin financiar por sipas të gjitha gjasave dëmet në objektet dhe pronat publike (të komunës) e kapin shumën mbi 500.000 euro” u shpreh zëdhënësi.

Por, kjo shifër është nxjerrë vetëm për dëmet e shkaktuara në objektet publike, ndërsa për ato private ende nuk dihen shifrat e sakta, pasi ka nisur një proces i deklarimit të dëmeve në njësinë vendore.

Lexo po ashtu:  SHBA tërheq mbështetjen për luftën e Arabisë Saudite në Jemen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *