Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për angazhimin e Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë – Serbi. Richard Grenell. Kurti ka thënë se kemi disa interesa të përbashëkta si, për hekurudhat dhe atë të fluturimit.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Kurti ka thënë se Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut.

“Kemi shprehje të interesit në disa fusha për marrëveshje siç është ajo e fluturimeve dhe e hekurudhës. Tash, unë, në parim, do të udhëhiqem prej Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj, në njërën anë, dhe prej parimit të reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, në anën tjetër. Besoj se angazhimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Berlin, i ka dhënë energji të re procesit”, ka thënë Kurti.

Mirëpo Kurti ka thënë se edhe ai beson si i ambasadori Grenell mirëpo para se të arrihet marrëveshja nuk duhet të neglizhohen tre faktorë të rëndësishëm.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani propozon Murat Jasharin për kryeministër. - Nuk e duan Jasharin pëlqejnë Listën Sërbe dhe ...

“Ambasadori amerikan në Berlin, beson që për investime ekonomike në rajon, marrëveshja është çelësi. Unë nuk e mohoj që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do t’i ndihmonte perspektivës së zhvillimit ekonomik të rajonit, por si kryeministër i Republikës së Kosovës, si fitues i zgjedhjeve, që ka garuar me një program të fuqishëm ekonomik, besoj që këtu nuk duhet neglizhuar tre faktorë të rëndësishëm”.

“I pari është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që krijon besueshmëri për investitorët. I dyti është luftimi i varfërisë së popullsisë, në mënyrë që të ngrihet kërkesa agregate për mallrat dhe gjithashtu mendoj se e treta është jo më pak e rëndësishme – qasja sa më e lehtë në financa, pra në një lloj të kapitalit fillestar për ndërmarrësinë ekonomike”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *