Kur e pyetën se çfarë e habiste më tepër tek njerëzit, Dalai Lama u përgjigj: “Ne sakrifikojmë shëndetin tonë për të vënë pasuri dhe më pas sakrifikojmë pasurinë tonë për t’u kthyer sërish shëndetit. Jemi tepër të shqetësuar lidhur me çfarë do të ndodhë në të ardhmen, saqë nuk e shijojmë të tashmen. Rezultati është se nuk jetojmë as në të tashmen, dhe as në të ardhmen. Ne jetojmë duke menduar se nuk do të vdesim ndonjëherë, dhe vdesim duke mos jetuar realisht.

Ellen Goodman ka thënë: “Është normale të vishesh me rrobat që i ke blerë për punë dhe të ngasësh në trafik makinën, për të cilën ke paguar, në mënyrë që të shlyesh lekët e blerjes së rrobave dhe makinës, si dhe të shtëpisë bosh gjithë ditën, në mënyrë që të përballosh jetesën në të”.

Ne jetojmë në një realitet ku ëndrrat me sy hapur janë më të zakonshme se ëndrrat për një punë më të mirë; ku përqendrohemi shumë tek paratë duke lënë mënjanë pasionet tona; ku jemi kapluar nga monomial që na fal rutina, por sërish nuk i largohemi asaj. Ne e kalojmë gjithë ditën duke u munduar ta mbyllim punën në kohë dhe pastaj kalojmë gjithë kohën tonë të lirë duke u menduar për punën. Jemi kaq shumë të përqëndruar tek puna dhe tek paratë, saqë nuk dalim nga punët tona, hamë atje, shkojmë në takime me kolegët e punës dhe harrojmë t’i përkushtohemi familjeve dhe fëmijëve tanë. Kur shkon në shtëpi, personi me të cilin kalon jetën, me shumë mundësi të thotë: “Ti shpenzon kaq shumë kohë në një vend punë që do të zëvendësojë, nëse vazhdon ta konsumosh veten kaq shumë”; dhe ti ia kthen: “Nuk kam kohë tani për këto muhabete” dhe e sheh atë të largohet gjithë nerva, sepse ka kohë pa marrë vëmendje nga ty.

Lexo po ashtu:  Më thuaj çfarë shenje horoskopi je të të them arsyen pse nervozohesh gjithmonë

Mendoni për një moment sikur Oprah Winfrey t’i dëgjonte urryesit e saj, apo sikur Steve Jobs të kërkonte një punë shtetërore të qëndrueshme, kur ishte në vështirësi, apo sikur Ellen DeGeneres të mos i mposhtte fyerjet për veten e sa. Ata ia dolën, sepse i vunë në jetë pasionet e tyre. Nëse edhe ne bëhemi të tillë, do të jemi njerëz më të mirë, partnerë më të mirë dhe prindër më të mirë.

Asnjë person i fortë nuk ka kaluar një të shkuar të thjeshtë. Ne të gjithë kemi pasionet tona. Të gjithë kemi potencialet tona. Një triumfues është një dështak që e provoi edhe një herë tjetër. Një moment mund të ndryshojë gjithçka për jetën e të gjithëve ne, ndaj përkushtoju pasioneve të tua dhe mos puno duke stërmunduar veten në punë që s’i pëlqen, por që lekët t’i kanë verbuar sytë. Nëse bën diçka që të pëlqen, nuk ke për të punuar asnjë ditë të vetme. Mos bëj gjëra që më vonë do të bëjnë të pendohesh për to…

Lexo po ashtu:  Një trilion dollarë hidhen në plehra çdo vit - 730 milionë njerëz jetojnë në uri në mbarë botën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *