Sonda europiane “Solar Orbiter” drejtuar nga Dielli është lëshuar nga baza amerikane e “Cape Canaveral”. ANSA shkruan se në këtë mënyrë nis misioni më ambicioz i organizuar ndonjëherë, realizuar nga agjencia hapësinore europiane ESA dhe e zhvilluar në bashkëpunim me NASA-n.
Pas dy shtyrjeve, njëra e detyruar nga problemet teknike dhe tjetra nga kushtet meteorologjike të pafavorshme, misioni ka nisur rrugëtimin e tij që pas tre vitesh e gjysëm do ta çojë në 42 milion kilometra nga dielli.
Pasi të ketë arritur në orbitën përfundimtare, më të afërtën e arritur ndonjëherë pranë diellit nga një pajisje, sonda do të mund të kapë imazhet e para të Diellit dhe të sigurojë të dhëna të çmueshme për të studiuar fushën magnetike. Nga kjo e fundit varen fenomene të rëndësishme si ciklet 11 vjeçare të aktivitetit diellor dhe stuhitë e dhunshme, efektet e të cilave në tokë prodhojnë lindje polare të bukura ose dëme ndaj satelitëve, komunikimeve në radio si edhe ndaj rrjeteve elektrike.
Burimi ANSA