NetBlock, një observator interneti i cili krijon një hartë në kohë reale të lirisë së internetit konfirmoi se në Iran rrjetet po përjetonin ndërprerje në masë.

Sulm masiv kibernetik ndaj Iranit, bie 25% e internetit

Një zyrtar i lartë Iranian i telekomunikacionit tha se një sulm i fuqishëm DdoS rrëzoi disa shërbime të telekomunikimit në vend ditën e Shtune.

Ai tha se sulmi ka prekur disa ofrues interneti në Iran përfshirë dy operatorët mobil.

Sajjad Bonabi i cili është drejtues i infrastrukturës kombëtare të telekomunikacionit në Iran tha se sulmi ka shkaktuar probleme me aksesin në internet të përdoruesve.

Por nga ana tjetër sulmi DDoS sipas tij është menaxhuar me sukses përmes “Kështjellës Iraniane të Teknologjisë” njohur si DEJFA. Tashmë rrjetet i janë rikthyer normalitetit në Iran.

NetBlock, një observator interneti i cili krijon një hartë në kohë reale të lirisë së internetit konfirmoi se në Iran rrjetet po përjetonin ndërprerje në masë.

Në një cicërimë në Twitter, NeBlocks.org tha se në një moment aksesi në internet ra në nivelin 75% në Iran pasi autoritetet aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes DEJFA.

Lexo po ashtu:  Kamy, Russell dhe Dostoevsky shkruajnë për udhëtimin, lumturinë dhe vuajtjen!

Ky mekanizëm është krijuar për të mbrojtur infrastrukturat Iraniane nga sulme të jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *