Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka akuzuar ish-partinë e saj për rolin që po e luan në pozitë.

Kadaj-Bujupi, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ai po i ndryshon fjalët dhe qëndrimet në raport me Serbinë.

“Sa ishin në opozitë silleshin si skifterë, ndërsa tani që janë në pushtet po sillet si pula”.

Deputetja opozitare thotë se këta qeveritarë janë zbutur aq shumë sa që janë të gatshme të ulen në bisedime me Serbinë dhe të largojnë taksën.

Ajo thotë se shpërfilla e letrës së Haradinaj nga Kurti tregon arrogancën e këtij të fundit.

Kadaj-Bujupi thotë se reciprociteti nuk e përjashton taksën dhe as e kundërta. Ajo thotë se mund të mbahet taksa dhe të vendoset edhe reciprociteti.

Duke folur për anulimin e mundshme të Autostradës së Dukagjinit, deputetja ka thënë se ky është një gabim i madhe dhe po shkohet drejt diskriminimit rajonal.

“Nëse vazhdohet më këso diskriminime ka mundësi që edhe Hakiut e Abdullahut t’u kërkohet ndryshimi i emrave”, ka thënë ajo në Dukagjini.

Lexo po ashtu:  Meta për Vuçiqin: I ka mbetur ora para 20 vitesh

Ajo thotë se Rajoni i Dukagjinit është kontribuuesi më i madh me taksa në buxhetin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *