Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës nga Vetëvendosja, Haki Abazi ka dalur kundër deklaratës së zëdhënësit të ambasadorit Richard Grenell i cili ka kundërshtuar idenë e Kurtit për reciprocitet ndaj Serbisë

Abazi ka thënë se palët ndërkombëtare kanë mjetet e tyre të veprimit dhe ata dëshirojnë ta përfundojnë konfliktin në Ballkan, por sipas tij reciprociteti është masë e njohur ndërkombëtare.

“Ne kemi thënë që tarifat do të zëvendësohen me reciprocitetin që është masë e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ne këtë do ta argumentojmë këtë që është forma ma e mirë për të ecur drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë ai në T7.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin

Lexo po ashtu:  Kush, kush, kush....kush nuk ia falë Serbisë gjenocidin antishqiptar pa kërkuar falje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *