Dikur ishte i pa kompromis në qëndrimin e tij ndaj simboleve të Kosovës që kishin derivuar nga pakoja e Ahtisaarit ndërkohë që me ngulm avokonte për bashkim mes Kosovës e Shqipërisë. Por, sot në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, ironikisht, ai në Tiranë u gjend përball Kryeministrit Edi Rama duke i qëndruar gatitu flamurit dhe himnit të Kosovës me të cilat tallej në të kaluarën.

Albin Kurti sot është duke e zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Shqipëri që nga marrja e postit të kryeministrit të Kosovës.

Aty ka planifikuar disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit, ndërsa, është pritur fillimisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që së bashku me kabinetin qeveritar e ka pritur Kurtin me nderime shtetërore.

Gjatë pritjes në Pallatin e Brigadave në Tiranë, është bërë edhe intonimi i himnit të Kosovës, për të cilin Albin Kurti nuk kishte folur fjalë të mira.

Më Tiranë Kurti do të takohet edhe me Presidentin shqiptar Ilir Meta, e më pas me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Lexo po ashtu:  Francezët para 200 vitesh mësonin për shqiptarët që në abetare

Takime do të ketë edhe me opozitën, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *