Amina Nuraj (Amina Nuroviq) nga Novi Pazari, e cila para disa vitesh e bëri një kryengritje të vërtetë, që t’ua bënte të ditur Shqiptarëve dhe botës dhunën dhe asimilimin shekullor ndaj Shqiptarëve të Sanxhakut (Masbjeshkës) nga ana e Serbisë, duke iu drejtuar me gjithë zërin e ndërgjegjës Shqiptarëve gjithandej në Gadishullin Ilirik dhe në botë, – që tashmë e kishin harruar për arsye të ndryshme historike Sanxhakun, atë pjesë të shtypur të kombit, sot e ka intervistuar një tjetër shqiptare të shtypur kombëtarisht atje, studentën Ema Džudžević (Ema Xhuxha), që studjon në Universitetin shtetëror të Novi Pazarit dhe jeton në Tutin.

Amina Nuraj & Ema Xhuxha

Ema Xhuxha është e bija e një shkrimtari të shquar të Masbjeshkës (Sanxhakut), fakt ky që dëshmon e tregon për përmasën e madhe të shtypjes dhe asimilimit të shqiptarëve atje, të cilëve nuk u është lënë rrugë a shteg tjetër përpos asimilimit të dhunshëm në boshnjakizëm, apo të braktisjes graduale të vendit në mungesë perspektive për të jetuar e gjallnuar, ashtu siç duan njerëzit, pa qenë të shtypur në vendin e vet.

Të dashur vëllezër dhe motra nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia, Mali e Zi dhe diaspora, thekson në hyrje të kësaj interviste Amina Nuraj-Uka, duke sqaruar se është aktiviste për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore dhe kombëtare të Shqiptarëve në Sanxhak. Siç e dini, për shumë vite kam luftuar dhe jam përpjekur vazhdimisht që të jem një Zë Kryengritës kundër asimilimit të shqiptarëve në Sanxhak, një zë që i bënë thirrje Serbisë, që të mos vazhdojë të na i shkelë dhe mohojë të drejtat tona legjitime, zë që i thërrret Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e kudo tjetër, “që të mendojnë e kujdesen për ne që aq gjatë i jemi nënshtruar dhunës e asimilimt nga Serbia.”
Për shkak të mosinteresimit të diplomacisë shqiptare të Kosovës, e sidomos asaj nga Shqipëria për të drejtat e liritë e shqiptarëve të Sanxhakut, isha në mëdyshje, thekson Amina Nuraj, se a duhej ta ndaloja çdo aktivitet timin për të drejtat e mohuara të popullit tonë në Sanxhak, por nuk më la ndërgjegja që të heshtja për shkak të besës dhe betimit, që ua kam dhënë fëmijëve tanë shqiptarë në Sanxhak dhe Atdheun tim – në Shqipëri. Sot prej kësaj interviste ju mund ta kuptoni gjendjen ashtu siç ju dëshironi, kur flet, rrëfen e thërret me zë të lartë edhe një vajzë tjetër shqiptare, një studente e shkëlqyer nga Tutini, që studjon në Novi Pazar, e që quhet Ema Džudžević.
Ema është prej Tutinit. Ajo është studente në Universitetin shtetëror në Novi Pazar. Një vajzë që pas Amina Nurajt e pranoi me krenari dhe mburrje origjinën e saj shqiptare.
Ema jonë e dashur, motra ime, gjaku im; kthimi tek përkatësia e vërtetë kombëtare shqiptare është kthim kah vetvetja, është ndoshta një dhuratë e vogël për ty, por një dhuratë e mbushur me plot dashuri dhe respekt. Eshtë kthimi tek Plisi i Bardhë, te kapuçi i gjyshit, stërgjyshit dhe katragjyshi ynë, tek veshjet e nënave e gjysheve tona dikur, është flamuri ynë, i vetmi flamur i Sanxhakut. Eshtë amanet i të parëve që ta ruajmë Gjuhën Shqipe, flamurin dhe Plisin e Bardhë, si dëshmi e jetës së stërlashtë në vendin tonë, që t’i mësojmë fëmijët tonë për historinë, kulturën dhe për traditat tona të mohuara.

Lexo po ashtu:  Sa për qind të trurit përdorim çdo ditë?

Nëse nuk do ta ruajmë flamurin dhe kombin tonë Sot, armiku do të na shkatërrojë.
Andaj, Ema e dashur, tregoje hapur e pa u trembur fare dashurinë tënde të pakufishme për Atdheun tonë dhe krenarinë e ligjshme për Gjergj Kastriotin, Aqif Blytën, Ahmet Dacin, Shaban Polluzhën, Noren e Kelemendit dhe Adem Jasharin.

Krahpërkrah njëra-tjetrës, Amina Nuraj dhe Ema Xhuxha nga Sanxhaku (Masbjeshka)… Atë që s’e bëjnë burrat për kulturën dhe përkatësinë kombëtare të mohuar nga pushtimi serb, e bëjnë zëshëm dy vajza inteligjente nga Masbjeshka.
Të dashur lexues,

I dashuri President Ilir Meta,
I dashur Atdhe,
Kjo është një nga vajzat që është krenare me Atdheun dhe përkatësinë e saj kombëtare. Ndihmojeni. Eshtë një prej fmijëve tonë, nga të cilët presin Kosova dhe Shqipëria.
***

Amina: Ema, A je shqiptare e asimiluar apo boshnjake?

Ema Xhuxha: Unë jam Shqiptare nga Tutini i Sanxhakut.

Amina: Ç’ka të tërhoqi që të hulumtoni për rrënjët tuaja shqiptare?

Ema Xhuxha: Në thelb, egzistojnë shumë gjëra që kanë ndikuar tek unë, e njëra të cilën unë e vleresoj si forcën lëvizëse, janë tregimet të cilat i kam dëgjuar si fëmi, nga ana e disa antarëve të familjës sime, të cilët më nuk janë në mesin tonë. Por, ato ishin të kahmotshme, i kisha edhe në nëndije, ndonëse nuk kam menduar shumë për to, derisa fillova të ndjeja presion të fuqishëm nga ana e disa profesorëve në shkollë, të cilët e tepronin, dhe ishte e qartë se perpiqeshin të na bindnin dhunshëm në disa gjëra. Ashtu une vendosa të filloja të hulumtoj vet ( e pavarur).

Lexo po ashtu:  Kjo është puna që paguhet 84 mijë euro në vit, por askush nuk e do

Amina: Ti ke mësuar gjuhën e Nanes tonë, Shqipen, shumë mirë… Ku e mësove Gjuhën Shqipe, gjuhën e Nanës sonë?

Ema Xhuxha: Natyrisht, unë kisha një interes të fortë për gjuhën time. Unë e kam mësuar vetëm, për më shumë se një vit. Me ndihmën e këngëve, filmave, internetit, por edhe shumë miqëve që janë gjithmonë atje për të më ndihmuar. Kur egziston një dëshirë, atje është një mënyrë.

Amina: A ke dëshirë për të jetuar dhe punuar në Shqipëri, apo që të qëndroni në Sanxhak për t’i ndihmuar fëmijët tanë këtu?

Ema Xhuxha: Kjo është një pyetje e vështirë. Sepse, ne që jemi të ri, e dijmë se nuk kemi të ardhme këtu. Nga ana tjetër, ne duam dhe meritojmë një jetë më të mirë, por për fat të keq duhet ta kërkojmë atë në vendet e tjera, për tani, në Shqipëri apo diku tjetër.

Amina: A e ke mësuar vetë apo prej tjetërkujt historinë e vërtetë të Sanxhakut?

Ema Xhuxha: Po sigurisht. Gjysma e familjes sime sot, ata i dinë rrënjët tona, dhe tjerët që nuk i dijnë ose nuk dëshirojnë t’i dinë. Por, shpesh ua bëj të ditur se jam në dijeni. Dhe natyrisht nuk mund t’i mësoj askujt asgjë, unë vetëm mund t’i bëj ata që të mendojnë.

Lexo po ashtu:  Jeta private tragjike e Viktor Hygosë. Vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, fatkeqësi…

Amina: A ke dëshirë për ta vizituar Republikën e Kosovës dhe Nënën tonë Shqipërinë?

Ema Xhuxha: Po, patjeter. Por tani nuk mundem për shkak se studioj, jam shumë e zënë. Por një ditë, do të gjej kohë për atdheun tim.

Amina: Edhe për fund, a je krenar me kombin tonë?

Ema Xhuxha: Jam krenare për historin time, për atdheun tim, njerëzit e mi dhe rrënjët e mija. Të gjithë kanë të drejta të dinë origjinën, Zoti i Madh na krijoi ndryshe.

Asnjë shpërndarje e intervistës që Amina Nuraj e bëri me Ema Xhuxhën, nuk mund të bëhet pa e cituar Revistën Drini, ku u botua intervista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *