Ish-ministri Tritan Shehu ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Shehu u shpreh se ka një ndarje të madhe mes politikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Shehut, është e trishtë që Tirana po mundohet të ndjekë ëndrrën e Serbisë për Jugosllavinë e Madhe.

“Kam problem me këto tanët që duan të na çojnë me qerren e tyre në Rusi. Është e trishtë që duan të ndjekin ëndrrën e Serbisë, për Jugosllavinë e Madhe dhe me Kosovën në hije. Kur ndahesh në çështje kaq të mëdha, e shikoj të vështirë që të gjesh marrëveshje në praktika të vogla. Mendoj se ndarja është shumë e madha dhe këto ndarja u duken sot.

Po ashtu, Shehu shtoi se Haradinaj dhe Kurti janë distancuar nga kjo qasje e Serbisë, ashtu siç ishin kundër shkëmbimit të territoreve. Shehu tha se Rama po bëhet tellall i ideve të Vuçiçit”, tha ai.

Sipas tij Haradinaj dhe Kurti janë në linjë, të distancuar për projektin e një Jugosllavie të re, siç kanë qenë edhe kundër shkëmbimit të territoreve, për Jugosllavinë e re dhe dominimin e rajonit.

Lexo po ashtu:  Historiku i veçantë i Urës së Mesit në Shkodër, e preferuara e turistëve

“Reagimi i Kurtit ishte adekuat. Tirana po i ngre kurthe Kosovës. Shengeni i ri është i lindur nga Vuçiç, por tellall u bë Rama. Kurthet po ngrihen në Tiranë nga Kosova. Po humbet besimi te Tirana si faktor mbështetës.

I takon Kosovës që t’i gjykojë hapat e zgjidhjes së kësaj taksa. Ne nuk mund të bëjmë roli paternalist kundrejt Kosovës, pasi ajo mund ta bëjë këtë rol shumë mirë vetë. Shqipëria nuk ka pse të bëhet pjesë e dialogut Serbi-Kosovë. Marrëdhëniet Serbi-Kosovë sigurisht që ndikojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbisë.”, u shpreh Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *