Kreu i PD Lulzim Basha përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, diskutuan për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale.

Basha tregon se ka siguruar kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës – se mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ai mes tjerash ka premtuar se do të jenë si përherë krenarisht në krah të Kosovës së shtrenjtë.

Ja shkrimi i tij:

Në një takim të ngrohtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale. Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Palmer takon gazetarët e preferuar të ambasadës amerikane

Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *