Objektiva, ëndrrat, takime, rrugë dhe shtigje, kjo është jeta jonë dhe një ditë do të na ndodhë që të humbasim veten, të humbasim rrugën tonë. Në fakt, ndodh shpesh që e lejojmë veten të përfshihemi në jetën e përditshme, duke harruar nevojat tona, vullnetin që kemi dhe duke hequr dorë nga lumturia.

Kjo është arsyeja pse gjetja e rrugës sonë në jetë, dhe përshkimi deri në fund i asaj rruge, është një detyrë që kemi ndaj vetes dhe ndaj jetës, e cila që na ka dhënë dhuratën më të bukur: atë të të qenit në gjendje të zgjedhim kush duam të jemi.

Ndonjëherë, sensi i detyrës dhe rregullat anakronike të vendosura nga shoqëria moderne na largojnë nga qëllimet tona, nga ato ëndrra që kemi të mbyllura në sirtar. Ndodh që ne e humbim itinerarin dhe shpesh herë, ne vetë sabotojmë vetveten.

Ndodh që vëmë në dyshim gjithçka, pyesim veten në cilin drejtim të lëvizim dhe cilat janë përparësitë e asaj jete, që na përfshin në përditshmërinë kaotike. Gjetja e rrugës suaj nuk është kurrë një gjë e thjeshtë, por është mënyra e vetme që të kemi lumturi të qëndrueshme.

Lexo po ashtu:  ‘Kur prindërit nuk janë më me ne, ne mbetemi jetimë dhe kjo është e trishtueshme e në çdo moshë e kohë’

Dhe nuk ka kohë të paracaktuar për të kuptuar qëllimet tona, për të zbuluar se kemi lindur për të bërë një gjë të caktuar. Nuk ka një moment, përkundrazi është e nevojshme prirja për të dëgjuar zemrën, shpirtin dhe vetë jetën tonë. Sepse një ditë është ajo që na zbulon qëllimin tonë, për të na treguar rrugën e duhur, por vetëm nëse jemi të predispozuar, ne mund ta dëgjojmë zërin e saj.

Endrrat nganjëherë janë të paplota, por ne kemi fuqinë e madhe për t’i formësuar ato sipas imazhit dhe shëmbëlltyrës tonë. Dhe t’i bëjmë konkrete. Nuk ka rëndësi nëse zhgënjejmë dikë që ka dashur të na shohë doktoresha, apo profesorë universiteti: ju duhet të jeni personi që, ju vetë vendosni të jeni.

Artiste? Këngëtar? Shkrimtare? Gjykimi i të tjerëve duhet të mbetet gjithmonë prapa, pasi të gjithë ata që ju duan, do t’ju mbështesin gjithmonë dhe për këta njerëz, asgjë nuk do të jetë më e bukur sesa t’ju shohin të lumtur.

Lexo po ashtu:  Zonja Bovari

Sepse vetëm pasionet dhe ato që duam na shpëtojnë nga ndjenja e detyrimit, ose nga zgjedhjet që nuk na përkasin dhe që na bëjnë të irritohemi. Arritja në një pikë në jetë, ku kupton se ke shkuar rrugën e gabuar nuk është një dramë. Eshtë vetëm një fillim i ri, i një rruge që do t’ju bëjë të lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *