Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, shumica e mediave janë fokusuar në numrin e rasteve të reja që shfaqen me virus nëpër botë apo në numrin e atyre që kanë humbur jetën nga virusi. Por nga ana tjetër, shumë persona kanë arritur që të shërohen nga koronavirusi. Sipas gjurmimeve nga Universiteti Johns Hopkins, numri i njerëzve që shërohen nga virusi po rritet, megjithëse ekziston një hendek i madh në krahasim me ata që preken.

Deri më 11 shkurt, të paktën 4.200 njerëz janë shëruar, shumica e tyre në Kinë. Gjithashtu edhe pacientët në vendet e tjera kanë arritur që t’i shpëtojnë virusit, 10 të tillë në Tajlandë, 7 në Singapor. Tre pacientë gjithashtu janë përmirësuar në Shtetet e Bashkuara, Malajzi dhe Korenë e Jugut. Edhe pse statistikat janë premtuese, ka akoma më shumë se 43,000 raste të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën.

Por ndërkohë nuk është sqaruar deri më tani nga specialistët e mjekësisë sesi kanë arritur që të shërohen këta pacientë. Nga ana tjetër, mediat e huaja janë shfaqur dyshuese nëse këta pacient janë përmirësuar, dhe virusi vijon të gjendet në trupin e tyre, apo janë shëruar plotësisht. Doktoresha Margot Savoy, në Universitetin Temple, thotë për “Thailand Medical News”: “Me çdo infeksion të ri, kur nuk e dimë sesa kohë i duhet virusit që të lërë sistemin tonë plotësisht, nuk mund ta dimë nëse jemi të shëruar përfundimisht”.

Lexo po ashtu:  Rrëzimi në KAS, Boiken Abazi: Kishim shumë pretendime, çuam shumë prova

Ndërkohë mjekët në Britani kanë hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Komisioni Shëndetësor i Kinës se, pacientët që shërohen mund ta marrin sërish virusin. Sipas mjekëve britanikë deri më tani nuk ka asnjë provë që pacientët e shëruar mund të infektohen sërish prej tij. Shkencëtarët kanë arritur që të zbulojnë një vaksinë, e cila duhet të kalojë disa kohë testimi para se të provohet tek njerëzit. Por kjo nuk do të thotë se vaksina do ishte e gatshme për përdorim në masë. Për të marrë një trajtim efektiv nga terreni, ekziston një afat kohor i pacaktuar. Mund të duhet një vit para se vaksina të dalë në treg. Por shkencëtarët mbajnë shpresa se vaksina do të prodhohet shumë shpejt, dhe situata do të vihet nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *