“VRAMËNI, POR GJAKUN MBLIDHMANI PËR BOJË QË TË SHKRUAJNË FËMIJËT”

Më 12 shkurt të vitit 1905 kriminelët grekë masakruan Papa Kristo Negovanin. Lindi më 1875 ne Negovan afër Follorinës. Shkollën e kreu në Athinë. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke.

Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit. Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditët grekë.

Në mes të natës, andartët grekë duke i sulmuar me sëpata vranë mizorisht Papa Kriston, vëllanë e tij dhe katër shqiptarë. Për të marrë hak për këtë akt që kisha ortodokse greke ua veshi shqiptarëve, luftëtarët popullorë Bajo e Çerçiz Topulli zunë pritë dhe vranë Peshkopin grek Fotis, në Korçë, në shtator 1906.

Lexo po ashtu:  Sot 108 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Gjysmështetit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *