Çajupi e ka qarë me shpirt vrasjen e patriotit, Negovani nga grekët, kujton MekuliPress.

……
Ishnë trima Shqipëtarë
Që vajtonin duke qarë:
“Na vranë, shokë, na vranë
Papa Kristo Negovanë!”

Papa Kristo, kush të vrau?
Nga fëmia kush të ndau?
Grekretë me Grekomanë
Me sëpatë pas të ranë!
E gjeçin nga Perëndia

Të ndanë nga Shqipëria!
Ç’kini, mor të mallëkuar,
Me këtë vënd të bekuar?
Ç’kini ju me Shqipëtarë
Që doni t’u bëni varrë?

Mbase do Zot’ i Vërtetë
Nd’atë varr të bini vetë…
Qajni male me tëborë,
Kristo priftin vjershëtorë,
Qaj o Negovan i shkretë

Papa Kriston vet’ i tetë!
Atdhetarë të vërtetë
Që s’lanë shokë ndë jetë!…
Hajdutë nga të Moresë
I vranë me të pa besë!

Musliman’ e të Krishterë
Qajni me lot që të tërë!
Mos harroni, Shqipëtarë,
Se gjaku duetë marrë!…
Mos çnderoni Shqipërinë;

Armiqtë duet të dinë
Se Shqipëtar kushdo q’është
S’vete si qëni ndë vështë!…
N’ini trima të vërtetë,
Për një, vrini njëqind vetë!…

Lexo po ashtu:  Sot bëhen 78 vite nga masakra më e madhe e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *