Bashkë partiaku i Edi Ramës, Alfred Peza, i cili mbanë postin e sekretarit për marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediat në kuadër të Partisë Socialiste, në një shkrim të gjatë autorial të titulluar “ Jepni kohë Albin Kurtit të bëhet kryeminsitër i Kosovës” ka përmendur një sërë ndryshimesh që sipas tij po i pëson kryeministri Kurti si një ish-opozitar.

Peza i përmend Kurtit edhe parullën ‘Jo negociata, Vetëvendosje’, ndërkohë thotë se lideri i VV’së tashmë e ka kuptuar se nuk do të mund të qëndrojë gjatë në pushtet nëse nuk bëhet i dëgjueshëm për emisarin e Trumpit, Grenell, dhe për fuqitë tjera ndërkombëtare.

Bashkëpartiaku i Ramës në këtë shkrim ka përmendur edhe dy marrëveshjet e arritura në Berlin me ndërmjetësimin e Richard Grenell. Sipas tij Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për linjën ajrore Prishtinë-Begorad dhe për hekurudhën.

Ndërkohë Peza thotë se Kurti nuk mund të heshtë përgjithmonë.

Sipas tij, lideri i VV’së nuk mundet që në mëngjes të shkojë e të përkulet para varrit të Adem Jasharit në Prekaz, e të lejojë që aeroplanët serbë të ulen pikërisht në aeroportin e Prishtinës që mbanë emrin e komandantit legjendar.

Lexo po ashtu:  Standardi demokratik/ hollandeze refuzon të kërkojë falje për skllavërinë

Peza ka komentuar edhe rreth vizxitës së fundit të Kurtit në Tiranë, duke kritikuar deklaratën e këtij te fundit kur u pyet nga gazetarët rreth Minishengenit. Sipas zyrtarit të PS’së, qëndrimi i Kurtit për Minishengenin tregon se ai ende nuk është bërë ‘de facto’ kryeministër.

“Albin Kurti kur donte edhe një orë që të mbushte “de jure” një javë nga marja e statusit të ri, bëri një deklaratë në konferencë shtypi përkrah Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, tipike për një politikan që ende nuk është bërë edhe “de facto”, Kryeministër. I pyetur për iniciativën e Shengenit Ballkanik, ai u përgjigj se ajo ishte një nga temat e trajtuara, por shkurtimisht “meqenëse takimi i parë ishte, le të themi më parë për Makro Shengenin shqiptar, sesa për Minishengenin Ballkanik”, ka shkruar Peza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *